NIKOSIA - Presidenti i Qipros do ti prezantojë sot udhëheqësve politikë një "Plan B" për financimin fondit të diskutueshëm të shpëtimit vendit, tha televizioni shtetëror.

Më herët u njoftua se bankat, të cilat kanë qenë të mbyllura gjatë gjithë javës për të parandaluar tërheqje masivet parave, do të qëndrojnë të mbyllura deri të martën e ardhshme.

Politikanët janë përpjekur për të gjetur një rrugë pasi një taksë bankare u hodh poshtë nga parlamenti të martën. Taksa ishte një kusht për marrjen e një ndihme shpëtimi prej 10 miliard euro nga BE-FMN për Qipron.

Agjencia zyrtare e lajmeve CNA citoi Presidenti Nikos Anastasiades që tha "Një vendim mbi shpëtimin e Qipros duhet marrë të paktën deri të enjten,"

Presidnti i Qipros Anastasiades do të bëjë një propozim në një takim të liderëve të partive politike sot në orën 07:30 me orën lokale (08:30 me orën tonë). Sipas agjencisë së lajmeve CNA aipritet të shkojnë përpara parlamentit pasdite.

Televizioni shtetëror tha se plani i shpëtimit mund të përfshijnë një taksë mbi depozitat bankare mbi 100 mijë euro. Propozimet e mëparshme kishin përfshirë edhe një taksë mbi depozitat nga 20 mijë deri në 100 mijë euro propozim që zemëroi shumë qipriotë.

Besjan Malo Shqiptarja.com