PRISHTINË - Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Pal Lekaj e ka paralajmëruar LDK-në se nëse nuk e ke pranon liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, të nominuar për kryeministër të bllokut, marrëveshja e 10 qershorit do të prishet.

Lekaj ka pranuar se ky subjekt politik do të jetë i hapur të bisedojë edhe me PDK-në për formimin e institucioneve të reja.
 
Sipas tij, edhe në negociata me subjektet e tjera politike AAK-ja do të kërkojë që i nominuari për kryeministër të jetë lideri i saj.
 
Lekaj, i cili është anëtar i kryesisë së AAK-së, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do ta presë gjatë reflektimin e LDK-së.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)