Qeveria e re e Kosovës, PDK
'Nuk duhet një shumicë e thjeshtë'

Qeveria e re e Kosovës, PDK<br />'Nuk duhet një shumicë e thjeshtë'
Partia Demokratike e Kosovës thotë  se “një qeverisje me shumicë të thjeshtë, nën 80 deputetë, nuk i duhet Kosovës, duke marrë parasysh sfidat e vendit dhe nevojat për një ndryshim rrënjësor të një qeverisjeje me orientim të theksuar ekonomik”.

Në një deklaratë të PDK-së, të nënshkruar nga zëvendëskryetari, Kadri Veseli, që u është dërguar mediave, theksohet se kjo parti “është duke u përgatitur për këtë rrugëtim të ri politik  dhe tashmë është pikasur pashmangshëm reformimi cilësor e përmbajtjesor i saj”.

Në këtë deklaratë, poashtu, thuhet se “një pjesë e klasës politike të vendit, e dalë nga zgjedhjet e fundit, është duke rrezikuar që ta humbë shansin për të dëshmuar nivel të përgjegjësisë politike e kushtetuese, përballë votuesve dhe perspektivës evropiane” të Kosovës.
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje