Qeveria e re e Maqedonisë, Rama
mesazh partive politike shqiptare

Qeveria e re e Maqedonisë, Rama<br />mesazh partive politike shqiptare
Kryeministri Rama ka lëshuar mesazhe të drejtpërdrejta për partitë shqiptare në Maqedoni.

Nga pritja me diplomatët  e akredituar në Tiranë, ai kërkoi që çështja e shqiptare në Maqedoni të vendosej brenda kornizave të Marrëveshjes së Ohrit.

Meqë Maqedonia është në përfundim të një procesi zgjedhor, i përgëzoj të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në mënyrë të veçantë. Uroj që të gjejnë forcën që të çojnë përpara një axhendë të përbashkët, për të arritur cilësisht bashkëjetesën demokratike të qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas. Për ta rivendosur në krye të axhendave të tyre të përveçme partiake Marrëveshjen e Ohrit si emërues të përbashkët dhe për të kërkuar me një zë që programi i qeverisë së re, cilado qoftë ajo, të futet në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit” , u shpreh ai.
 
Shefi i qeverisë shqiptare shtoi gjithashtu se partitë shqiptare në Maqedoni duhet të kenë një qasje të përbashkët ndaj interesit madhor të barazisë mes dy popujve, si një parim bazë i Marrëveshjes së Ohrit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure