Qeveria e re, liderët e LDK-AAK-
NISMA e VV firmosin marrëveshjen

Qeveria e re, liderët e LDK-AAK-<br />NISMA e VV firmosin marrëveshjen
Koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Këto subjekte politike kanë finalizuar dje marrëveshjen ndërkohë që sot në një takim në Kuvendin e Kosovës liderët e tyre kanë vërë firmat.
 
“Në bazë të vullnetit të mirë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të punuar në të mirë të popullit, në zhvillimin ekonomik të vendit, ne nënshkruam marrëveshjen mbi parimet dhe qeverinë. Kjo na detyron që sa më parë, në përputhje me Kushtetutën dhe rregullat demokratike t’i ndërtojmë institucionet e reja”, ka thënë pas takimit Isa Mustafa.

Sipas Mustafës, në marrëveshje parashihen që institucionet e ardhshme të përqendrohen në reforma substanciale në arsim e shëndetësi, në sundimin e ligjit, në demokratizimin e vendit.

“Do të punojmë për perspektiven evropiane dhe përmbushjen e standardeve për integrime. E rëndësishme do të jetë edhe vendosja e dialogut të hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në prag të seancës së 12 shtatorit, kur Kuvendi i Kosovës ka në rend të ditës zgjedhjen e kryetarit.

Në rast se Kuvendi arrinë të zgjedh kryetarin me gjithë polemikat dhe kontestet kushtetuese që janë hapur ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, atëherë do t’i hapej edhe rruga formimit të qeverisë së Kosovës.

marrveshja
marrveshja

Marrëveshja e plotë mbi parimet e nënshkruar mes LDK-AAK-NISMA dhe Vetevendosjes


Pas takimit ku u nënshkrua ‘marrëveshja e parimeve’, liderët e partive thanë se me këtë marrëveshje do ta nxjerrin vendin nga kriza dhe do t’i formojnë institucionet e vendit, të cilat do të punojnë për zhvillimin ekonomik, integrimin në BE, dialogun me Serbinë, reforma në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Kryetari i LDK-së,Isa Mustafa tha se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë kundërshtim për përfshirjen e VV-së në Qeveri, madje e ka përkrahur këtë.

Ndërsa, në anën tjetër lideri i Vetëvendosjes,Albin Kurtika theksuar marrëveshja është për të mirën e vendit, krijimit të institucioneve, por edhe dialogun me Serbët e Kosovës, por edhe dialogun në përgjithësi. Fjala e plotë e Albin Kurtit pas firmosjes së marrëveshjes

Ndërsa, i nominuari i bllokut për kryeministër të Kosovë,RamushHaradinaj, ka thënë sekjo marrëveshje është kurorëzim i një projekti të nisur me 10 qershor me pozicione parimore, jo Thaçi 3.

Ndërsa, duke komentuar takimin që kanë pasur me ambasadoren e SHBA-së, TraceyAnnJacobson, ai tha se i kanë traditë konsultat me ambasadoren Jacobson, me SamuelZbogar edhe me diplomat tjerë nëKosovë, për tëbiseduar për të gjitha temat dhe të gjitha sfidat që kanë.

Për pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në Qeveri dhe programin qeverisës, blloku dhe Vetëvendosje do të nënshkruajnë një marrëveshje të re. Këtë e bëri të ditur pas këtij takimi vet lideri i VV-së Albin Kurti./Kosovapress/

Redaksia Online
(g.f/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje