Qeveria e re, Lista Serbe kundër
koalicionit me Vetëvendosjen

Qeveria e re, Lista Serbe kundër<br />koalicionit me Vetëvendosjen
Deputetët e “Listës Srpska” kanë vizituar të mërkurën Beogradin, të ftuar nga Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuciç dhe shefi i Zyrës Qeveritare për Kosovë, Marko Gjuriç.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i parimeve të përbashkëta mbi të cilat serbët e Kosovës mund të bashkohen politikisht dhe të funksionojnë si të unifikuar në të ardhmen. Marko Djuric, ishte i vetmi që u prononcua zyrtarisht në emër të Qeverisë së Serbisë e poashtu edhe në emër të Listës Srpska.
 
"Parimi i parë është mirëqenia e serbëve dhe interesave të tyre në Kosovë. I dyti është zhvillimi ekonomik që është i rëndësishëm si për shqiptarët ashtu edhe për serbët e Kosovës. Ndërsa parimi i tretë është se “Lista Srpska” nuk do të mbështesë grupe ekstremiste apo parti që punojne haptazi kundër interesave të serbëve siç është Lëvizja Vetëvendosje", tha Gjuric.
 
“Lista Srpska” këto kushte do t`ua dërgoj edhe pjesëtarëve të koalicionit të LAN-it e VV-së e po ashtu edhe PDK-së në Kosovë. Megjithëkëtë ata nuk e ka e bërë të ditur pozicionin e tyre lidhur me zgjedhjen e kryeparlamentarit në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, por e kanë bërë të qartë se përderisa Lëvizja Vetëvendosje është pjesë e koalicionit LAN-VV ata nuk do ta mbështesin atë.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje