Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur optimist se Gjykata Kushtetuese do t’i përgjigjet shpejt pyetjeve të parashtruara nga presidentja Atifete Jahjaga, rreth të drejtës për mandatarin e ardhshëm për formimin e qeverisë së re.
Pasi i ka përgëzuar të gjitha institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, që u cilësuan më të mirat nga paslufta, Thaçi ka thënë se partia dhe koalicioni që ai drejton do të mandatohet për formimin e qeverisë së re.
“Është arritur standardi më i lartë perëndimor, evropian. Tanin natyrisht presim certifikimit e rezultatit zgjedhor dhe përgjigjet e Gjykatës Kushtetuese në pyetjet e parashtruara nga presidentja e Kosovës , Jahjaga, dhe pastaj partia fituese dhe koalicioni do të fillojë konkretisht të punoj për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)











