Qeveria e re në rrezik, Mustafa:
Pres që Lista Serbe të kthehet

Qeveria e re në rrezik, Mustafa:<br />Pres që Lista Serbe të kthehet
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se pret kthimin e ministrave dhe deputetëve të Listës “Serbe” në institucionet e Kosovës. Mustafa ka thënë se në dy ditët e ardhshme do të bisedojë me zëvendëskryeministrit Branimir Stanojeviq dhe ministrin për Pushtetin Lokal Lubomir Mariç.

Ai ka thënë se do të bisedojë edhe me kryetarin e listës serbe Aleksandër Jabllanoviç, të cilin e ka shkarkuar nga posti i ministrit për kthim për ta gjetur mënyrën që deputetët serbe të Kuvendit dhe ministrat ta vazhdojnë punën.


Për këtë temë Mustafa ja thënë se ka biseduar edhe me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç. "Kemi biseduar në margjinat e takimit në Bruksel edhe për këtë temë dhe unë besoj që së shpejti Lista ‘serbe” do të kthehet në Kuvend.

Mediat serbe raportojnë se Lista Serbe ka marr vendim që derisa përfaqësuesit e palës shqiptare nuk gjejnë zgjidhje për situatën aktuale, është menduar se përfaqësuesit e Qeverisë, deputetët dhe kryetarë të komunave serbe ta ndërprejnë komunikimin me Qeverinë në Prishtinë.

Marrë nga RTK

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot