Qeveria e re përgatitet për
ndryshimin e të ardhurave 

Qeveria e re përgatitet për<br />ndryshimin e të ardhurave 
Ministria e Financave ka rishikuar pritshmëritë për buxhetin 2017, sidomos në krahun e të ardhurave. Plani i të ardhurave në total nuk ndryshon, por arkëtimi i vlerave monetare në disa lloje tatimesh dhe taksash ndryshon në mënyrë të konsiderueshme.
 
TVSH
Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, të ardhurat e programuara për t’u arkëtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të ulen me 3 miliardë lekë.

Në fillim të vitit ishin programuar të arkëtoheshin nga TVSH 141 miliardë lekë, por me revizionimet e brendshme të Ministrisë së Financave do të arkëtohen 138.1 miliardë lekë. Por kjo shumë që nuk do të vilet nga TVSH do të kompensohet duke rritur planin e arkëtimeve nga Tatimi mbi Fitimin.

Nga 29.2 miliardë lekë që ishin planifikuar të arkëtoheshin në fillimin e vitit, plani është rishikuar me një rritje 4 miliardë lekë, duke e çuar totalin nga ky tatim në 33.2 miliardë lekë.
 
Akciza
Plani i akcizës nuk ndryshon, por është rishikuar me ulje plani nga Tatimi mbi të Ardhurat personale (TAP).  Nga 36.2 miliardë lekë që ishin planifikuar të vileshin nga TAP në fillim të vitit do të arkëtohen 34.2 miliardë lekë, ose 2 miliardë lekë më pak se plani fillestar.

Gjithsesi pritshmëritë për totalin e të ardhurave nga tatimet, doganat dhe kontributet e sigurimeve mbeten të njëjta me planin e fillim vitit në nivelin e 377.6 miliardë lekëve.

Ministria e Financave sqaron se ndër faktorët kryesorë, të cilët do të ndikojnë në realizimin e pritshëm të të ardhurave deri në fund të vitit 2017, janë: Çmimi i naftës bruto i cili është rritur me rreth 39% krahasuar me 5-mujorin e vitit 2016 dhe rreth 18% krahasuar me muajin Nëntor të vitit 2016.

Ndërkohë për muajt në vijim, parashikimet tregojnë për ulje të çmimeve me rreth 3% për muajin Qershor krahasuar me Maj 2017, dhe rreth 4.2% deri në fund të vitit 2017; rritja e çmimeve të mineraleve të tjera si kromi dhe bakri; rënia e kurseve të këmbimit të Euro dhe Dollarit; rritja e importit të taksuar; rritja e prodhimit vendas të karburantit dhe rënia e importit për këtë shkak, duke sjellë zhvendosje të të ardhurave nga TVSH nga Doganat në Tatime.

Po kështu, edhe vazhdimi i përpjekjeve për miradministrim dhe luftën kundër informalitetit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan