Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim paraditen e së enjtes me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe vjen në një kohë kur kryeministri ka pritur në zyrë anëtarë të kabinetit aktual para shpalljes së qeverisë së re.

Asambleja e Partisë Socialiste, ku do të shpallet edhe kabineti i ri qeveritar, do të mbahet së shpejti.

11 shtatori është data që qarkullon më së shumti, por ende mbetet e pa konfirmuar zyrtarisht, pasi anëtarët e Asamblesë së PS ende nuk kanë marrë një komunikim zyrtar për datën e mbledhjes.