SHBA kërkon formimin e qeverisë së re në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas mediave kosovare Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në zbatim me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me ligjin.
SHBA nuk e shohin të përshtatshme të ndërhyjnë në procesin e brendshëm aktual politik të Kosovës, ndërsa konfirmojnë përkrahejn e tyre.
“Ne inkurajojmë Kosovën që të ndjekë procedurat që janë vendosur nga Kushtetuta, ligji, dhe Gjykatat, me qëllim të krijimit të qeverisë së re sa më shpejtë që është e mundshme”, thuhet në një reagim për mediat në Prishtinë nga Ambasada Amerikane.
Gjithashtu kërkohet që me formimin e qeverisë së re, të nisë dhe puna për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“Ne presim të punojmë së bashku me liderët e Kosovës lidhur me interesat tona të përbashkëta strategjike, duke përfshirë dialogun me Serbinë, formimin e Gjykatës Speciale, integrimin në BE, reformën e sektorit të sigurisë, dhe zbatimin e legjislacionit për adresimin e kërcënimit nga luftëtarët e huaj”
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com