Qeveria e re shumica e anëtarëve
politologë e edukim anglo-sakson
PDF/ CV e anëtarëve të qeverisë së re

Qeveria e re shumica e anëtarëve<br />politologë e edukim anglo-sakson<br />PDF/ CV e anëtarëve të qeverisë së re
Jo vetëm të rinj, por edhe me edukim dhe kulturë anglo-saksone. Kjo është qeveria e re e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, që ka disa ditë që është dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani. Duke i hedhur një vështrim të shpejtë jetëshkrimit të secilit prej anëtarëve të qeverisë, që nga kryeministri Edi Rama e tek ministri i fundit, ajo që bie në sy është fakti se të gjithë zotërojnë të paktën dy gjuhë të huaja, por shumica e tyre nga tre.

Siç duket edhe edukimi i tyre në shtete si, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Gjermania, Franca, Italia apo edhe vende të tjera ka ndikuar edhe në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar. Këshilltari i kryeministrit Edi Rama është ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, një nga përfaqësuesit e denjë në botë të edukimit anglo-sakson. Por jo vetëm. Edhe bashkëpunimi më i gjerë është me pëfaqësues të tjerë të botës akademike, apo shoqërisë civile, edhe ata përfaqësues të shkollave më të mira në Europë dhe më gjerë.

Kështu Kryeministri Edi Rama, përveç kualifikimeve të shumta, zotëron disa gjuhë të huaja, si Anglisht, Frëngjisht, Italisht, etj. Ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, autor i librave “Refleksione” në bashkëpunim me Ardian Klosin, botuar fill pas rënies së diktaturës, dhe “Kurban”, botuar në vitin 2011. Po ashtu, Edi Rama ka botuar edhe dy libra arti me krijimet e tij, në bashkëpunim me artistin e njohur Anri Sala.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, është zotërues i shkëlqyer i gjuhës gjermane dhe asaj greke. Ai ka kryer disa kualifikime profesionale.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhën frënge dhe spanjolle. Kualifikime të ndryshme në fushën e ekonomisë dhe sigurisë kombëtare.

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, përveç kualifikimeve profesionale në fushën e jurisprudencës, zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe atë italiane.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është anëtari i qeverisë me më shumë kualifikime, në fusha të ndryshme. Ai zotërues i gjuhës angleze dhe italiane e njohës i frëngjishtes.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka një edukim britanik, pasi të gjitha shkallët e edukimit i ka kryer në Angli. Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe në nivel mesatar gjuhën italiane.

Ministri i Financave, Shpëtim Cani, ka eksperiencën më të gjatë në administratën publike, nga të gjithë anëtarët e qeverisë së re. Ai ka njohuri të gjuhëve italiane, frënge, gjermane dhe ruse.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, për shkak edhe të shkollës së tij, zotëron shumë mirë anglishten dhe italishten. Ai ka një sërë kualifikimesh në fushën e diplomacisë.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni është e kualifikuar në Punën sociale. Gjermeni zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe atë italiane.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka kualifikime në fushën e sigurisë dhe financave. Ai zotëron shumë mirë gjuhët angleze, italiane, greke, si dhe është njohës i gjuhës ruse.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla vjen nga rradhët e pushtetit lokal. Nikolla zotëron gjuhën angleze dhe njeh gjuhën frënge dhe italiane.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka një karrierë të gjatë të fushën e drejtësisë, prokuror në disa rrethe dhe përgjithësisht ka punuar në fushën e sigurisë dhe rendit. Ai është njohës i gjuhës angleze dhe italiane.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi është e kualifikuar në fushat e kulturës dhe arsimit. Ajo zotëron shumë mirë frëngjishten dhe italishten, si dhe mjaftueshëm anglishten.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, është i specializuar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe ekonomisë. Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe mirë gjuhën italiane.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, është i kualifikuar në shkencat politike. Veliaj flet shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh mirë gjuhët gjermane dhe frënge.

Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito është e specializuar në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Harito flet shumë mirë frëngjishten dhe mjaft mirë anglishten dhe italishten.

Ministër i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i specializuar në fushën e informatikës. Ai ka kryer kualifikime edhe në fushën e shëndetit, ku ka drejtuar Institutin e Sigurimeve Shëndetësore. Zotëron shumë mirë gjuhët e huaja angleze, frënge dhe italiane.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka kualifikime në fushën juridike. Koka është njohës shumë i mirë i gjuhës italiane dhe njohës i gjuhës angleze.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, mban titullin “Doktor i Shkencave” në fushën mjekësore. Panariti flet rrjedhshëm gjuhët angleze, gjermane, frënge dhe italiane.

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi i specializuar në fushën e drejtësisë. Celibashi, zotëron shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane.

Ministri i Shtetit për Çështjet e Qeverisjes Vendore, Bledi Çuçi është i kualifikuar në fushën e drejtësisë dhe marrënieve me pushtetin vendor. Është njohës i gjuhës angleze, italiane, etj.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

CV PS by karameto

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës