Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për televizionin shtetëror kroat HRT, theksoi se ai është kryetari i vetëm legjitim i Kuvendit.
Xhaferi i dha afat 10 ditë presidentit Ivanov që ta japë mandatin për formimin e qeverisë së re.
Kryeparlamentari sqaroi gjithashtu se nuk ekziston asnjë platformë e Tiranës e cila do ta rrezikonte shtetin dhe akuzoi Gruevskin dhe Ivanovin për përgjegjësi të kaosit politik.
Xhaferi gjatë ditës së sotme u fut në Kuvend, ku edhe u takua me zv.ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee.
Ai njoftoi se nesër do të mundohet ta vendosë në funksion Kuvendin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com