Qeveria finlandeze është tërhequr nga pushteti për shkak të vendimit të Grupit Parlamentar të partisë qeveritare, Juha Sipila për t’u larguar nga posti pas dështimit të reformës shëndetësore.
Sipila ia paraqiti zyrtarisht këtë mëngjes Presidentit Sauli Niinisto letrën e dorëheqjes dhe ajo u pranua.
Por, kreu i shtetit i kërkoi ekzekutivit që të vazhdojë punën si kabinet i përkohshshëm deri në caktimin e ministrave të rinj. Kryeministri sqaroi më vonë se kujdesi shëndetësor ka qenë një prej objektivave kryesore të qeverisë së tij dhe dështimi i kësaj nisme e ka zhgënjyer pamasë. Dorëheqjen ai e përshkroi si një “vendim personal”.
Reforma në shëndetësi dhe shërbimet sociale synonte uljen e kostove në rritje, ndërkohë që popullata e vendit po plaket me shpejtësi, duke shkaktuar kështu kontraksione të mëdha financiare.
Por, shkurtimi i kostove të tilla përbën një pengesë madhore politike në vendin nordik, i cili ka pasur historikisht një sistem shëndetësor tejet të kushtueshëm. Rrëzimi i qeverisë në Finlandë vjen vetëm një muaj përpara se vendi të mbajë zgjedhjet parlamentare.
Sipila e kishte njoftuar që përpara se do të jepte dorëheqjen nëse reforma në shëndetësi dështonte.
Komente











