TIRANE - Qeveria shqiptare miraton sot në parim tekstin e marrëveshjes mes tre vendeve: Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, për gazsjellësin TransAdriatik (TAP), që duhet të nënshkruhet më 13 shkurt në Athinë.
Në rast se ky projekt realizohet, një gjë e tillë mundëson gazifikimin e vendit, çka nënkupton për familjet shqiptare ngrohje dhe gatim me çmim shumë më të arsyeshëm se sa sot.
Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri vlerësoi TAP si projektin më të leverdisshëm që ekziston nga të gjithë projektet e tjera.
“Leverdia e Shqipërisë por dhe angazhimi për të qenë partner në këtë projekt ka qenë i jashtëzakonshëm. Investimi total i parashikuar është rreth 41 milairdë dollarë, nga të cilat 25 miliardë në fushën e gazit dhe tjetra për dnërtimine gazsjellësit. Vetëm në Shqipëri ai arrin në 2 miliardë dollarë dhe krijohen mbi 20 mijë vende të reja pune”- tha Berisha.
Fillimi për punimet mund të kapin fundin e këtij viti dhe kryeministri tha se “ Shqipëria ka bërë përgatitjet më serioze duke krijuar ekipet e shpronësit, dhe është e vendosur të bëjë gjithçka për pjesën e saj.”
PARALAJMERIMI DJE NE FACEBOOK
Kryeministri i vendit Sali Berisha paralajmëroi dje në facebook se në mbledhjen e kabinetit të qeverisë do të miratohet teksti i marrëveshjes historike, siç e quan shefi i ekzekutivit, për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP).
Sipas kryeministrit investimi në territorin tonë për ndërtimin e gazsjellësit TAP është rreth 2 miliardë dollarë dhe krijon rreth 20 mijë vende të reja pune.
“TAP sjell gazin nga deti Kaspik, Azerbajxhan, kalon në rreth 200 km në territorin tonë dhe përfundon në Itali. Investimi në territorin tonë për ndërtimin e tij është rreth 2 miliardë dollarë dhe krijohen, direkt dhe indirekt, rreth 20 mijë vende të reja pune”.
Ky projekt shndërrohet në një faktor madhor bashkëpunimi të ngushtë mes të gjitha vendeve nëpër të cilat ai kalon. Ai bën të mundur gazifikimin e plotë të vendit, çka nënkupton për familjet shqiptare ngrohje dhe gatim me çmim shumë më të arsyeshëm se sa sot. Shqipëria me ndërtimin e TAP-it merr një rëndësi nevralgjike për energjinë në rajon, shkruan kryeministri në Facebook.
Por TAP ka edhe një projekt rival. Nabucco, është rivali i variantit transadriatik, që mbështet Qeveria shqiptare. SHBA-të vazhdimisht kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj projektit Nabucco dhe jo TAP.
NABUCCO dhe TAP, janë dy konkurrentët mbetur që po luftojnë për të fituar kontratën për transportin e gazit të Kaspikut në Europë. Por dy projektet kanë gjurmë të ndryshme. I pari, e lë Shqipërinë jashtë rrjetit ndërkombëtar të gazit. Ai nis në Turqi dhe kalon përmes Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë për të përfunduar në Austri. Ndërsa projekti TAP, që mbështet Qeveria shqiptare kalon në Turqi, Greqi dhe përmes Shqipërisë përfundon në Itali.
Një vendim përkatës pritet të merret në muajin qershor nga konsorciumi i Shah Denizit, që do të zgjedhë se cili midis dy projekteve në garë: TransAdriatik apo Nabucco West, do të transportojnë gazin e Kaspikut drejt Europës.
Për Berishën TAP së bashku me projektin e Kaskadës së Devollit shndërrojnë Shqipërinë në një vend të zhvilluar.
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com