Qeveria "fle gjumë", faqet zyrtare
të ministrive pa informacion

Qeveria të ministrive pa informacion">
TIRANE - Qeveria e ka lënë punën. Nuk është dashur procesi zgjedhor që ministritë të tregojnë se çfarë ndodh brenda institucioneve. Por ka vetëm dy institucione që “nuk flenë gjumë”. Eshtë institucioni i Këshillit të Ministrave, më konkretisht kryeministrit Sali Berisha, dhe Ministria e Financave.

Nga një vëzhgim i hollësishëm i faqeve në internet të ministrive kryesore të shtetit shqiptar, vëren se askush prej ministrave të paktën që nga muaji maj, nuk ka qenë në zyrë. Sigurisht, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në fushatë elektorale. Mirë që nuk kanë punuar ministrat, por duket se nuk kanë punuar as stafet e nënpunësit civil në çdo institucion të shtetit shqiptar.

Faqja e Ministrixë së Punëve të Jashtme me logo
(Në foto: Faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme)

Në mënyrë paradoksale, kjo gjendje do të vazhdojë edhe në tre muajt në vazhdim, deri në shtator, kur parlamenti i ri të mblidhet, e të krijohet qeveria e re. Të tjerë ministra të ulen nëpër zyra, e të tjerë njerëz të menaxhojnë “ndryshe” edhe website-t e qeverisë. As laptopët që ka përpara cdo ministër në mbledhjet e Kabinetit Qeveritar, duket se nuk i hyjnë në punë ndokujt. Gjithçka është stopuar.

Faqja e Ministrixë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës me logo
(Në foto: Faqja e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës)

KRYEMINISTRI DHE FINANCAT

Sali Berisha vazhdon të ketë ditën e tij të punës të zënë. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, në njoftimet e fundit gjen takimin e kryeministrit me ambasadoren gjermane që do të lërë detyrën. Po ashtu edhe me ambasadorin e OSBE. Pak më herët diskutimin e tij në mbledhjen e qeverisë, përshëndetjen për projektin TAP, ashtu sikurse nuk mungon në datën 26 qershor edhe deklarata e tij në selinë e PD për dorëheqjen nga detyra e kryetarit dhe funksionet e tjera në parti. Faqa e kryeministrisë vazhdon të përditësohet me njoftime, kur i fundit mban datën 1 korrik, pra ditën e parë të këtij muaji.

E njëjta gjë ndodh edhe me ministrinë e Financave. Prej ditësh në faqen e kësaj ministrie nuk ndodhte asgjë e re. Njerëzit, ishin të gjithë në fushatë. Por në 1 korrik, një njoftim, një urdhër i marrë nga Bode që në datën 8 maj për stopimin e pagesave, ka zënë vend. Një alarm për të treguar se arka e shtetit është bosh, dhe se, qeveria e re, do të duhet të menaxhojë shumë herë më mirë financat e këtij shteti.

Faqja e Ministrisë së Financave me logo
(Në foto: Faqja e Ministrisë së Financave)

MINISTRIA E BRENDSHME

Padyshim që Flamur Noka nuk e ka pasur mendjen fare te ministria. As te punët e saj. Madje gjithë stafi, përfshi edhe drejtorin e shtypit kanë qenë në fushatë. Edhe vetë drejtori ka qenë kandidat për deputet në qarkun e Korçës, edhe pse nuk fitoi. Njoftimi i fundit që vjen nga ministria e brendshme është në 20 qershor, për një aktivitet të Ditës Botërore të Refugjatëve. Sa për aktivitetet e vetë ministrit, i fundit daton në 1 qershor, pra, një muaj më parë. Më pas, një pjesë e mirë e stafit të ministrisë u zhvendos në Kukës, aty ku Flamur Noka do të dilte deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Faqja e Ministrisë së Brendshme me logo
(Në foto: Faqja e Ministrisë së Brendshme)

MINISTRIA E MBROJTJES

Ministri Arben Imami në datën 1 korrik po ashtu, e ka pasur në axhendë të planifikuar qysh më herët nënshkrimin e një marrëveshje për statusin e forcave të Armatosura të Shqipërisë me ato të Kosovës. Video dhe informacioni përkatës u hodh në ëebsite të ministrisë mbrëmjen e vonë të 1 korrikut, ndërkohë që më herët, një memorandum për ministerialin e Adriatikut, mban datën 17 qershor. Më pas, aktiviteti i ministrit Imami gjatë muajit të fushatës zgjedhore ka qenë më i lakuar për shkak të shkarkimit të tre gjeneralëve si dhe nxjerrjen e mjeteve të ushtrisë për të shtruar rrugët në zonën e tij elektorale ku edhe doli deputet.

MINISTRIA E INTEGRIMIT

Më keq paraqitet aktiviteti te ministria e Integrimit, ndërkohë që ministrja është edhe zëdhënëse e qeverisë. I fundit aktivitet i ministres së integrimit daton në 3 qershor muajin e kaluar ku zëdhënësja e qeverisë ka folur kundër Edi Ramës menjëherë pas miratimit të tre ligjeve. Ndërkohë që duhet të pritej normalisht një deklaratë e kësaj ministrie edhe për anëtarësimin e Kroacisë në BE, duket se gjithçka ka mbetur në heshtje.

Faqja e Ministrisë së Financave me logo
(Në foto: Faqja e Ministrisë së Financave)

MINISTRIA E TRANSPORTEVE

Më pa punë dhe më i zënë me punë, duket se ka qenë ministri Olldashi. Njoftimi i fundit i kësaj ministrie mban datën 27 maj 2013. Eshtë pikërisht njoftimi që Prokuroria ka rrëzuar akuzat e PS për reklamat, por edhe ky, një deklarim politik, që nuk ka lidhje me punët e ministrisë. Edhe pse në fushatë u fol shumë gjatë për rrugët, mbi 10 mijë kilometrat e ndërtuara gjatë mandatit të parë dhe të dytë të qeverisjes, nuk ka asgjë për këto plane konkrete rrugësh. Njoftimet e fundit të Olldashit, janë vetëm akuza ndaj PS. Pas kësaj, që nga 27 maji, duket se ministria ka qëndruar pushim për gjithë muajin e fushatës.

MINISTRIA E PUNËS

Kjo ministri, sikurse evidentohet nga ëebsite zyrtar, vetëm punë nuk ka bërë në ditët e fushatës. Kështu, njoftimi i fundit i përket datës 18 qershor dhe ka të bëjë me një investim prej 600 mijë eurosh për azilin e pleqve. Por duket se ministria e Punës e ka pasur zakon të japë sa më pak informacione për qytetarët. Kështu, para këtij njoftimi, ai i parafundit mban datën 22 maj. Kuptohet qartë se nuk ka pasur ndonjë aktivitet të ngjeshur ministri Ksera. Edhe pse u investua shumë për fushatën, ai e pati të vështirë fitoren. Por ndërkaq, sipas ëebsite edhe punë në ministri nuk ka bërë.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë ka qenë njëlloj e angazhuar në fushatë. Ministri Halim Kosova, kontaktin e fundit me ëebsite të ministrisë e ka pasur në 11 qershor për një projekt, apo sistem që do të ngrihet në këtë ministri, me mbështetjen e USAID ku pacientët do të denoncojnë të gjitha incidentet e rënda apo rreziqet lidhur me shëndetin. Nuk dihet sa i suksesshëm ka qenë në praktikë ky projekt, ndërkohë që i sigurt është fakti se edhe ministria e Shëndetësisë, nuk e ka lënë pas dore fushatën.

Faqja e Ministrisë së Shëndetësisë me logo
(Në foto: Faqja e Ministrisë së Shëndetësisë)

MINISTRIA E BUJQËSISË

Kjo është mënyra më e mirë sesi nuk duhet të bëhet nesër një njoftim për shtyp. Daton në 28 prill dhe i përket ministrisë që drejtohet nga Genc Ruli. Ja si fillon njoftimi tërësisht partiak, sikurse të ketë dalë nga selia e Partisë Demokratike, por jo nga ministria e Bujqësisë së shtetit shqiptar: “Në emër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Z. Genc Ruli sqarojmë opinionin publik në lidhje me disa deklarime të bëra nga ana e njërit prej rilindasve të selisë mavi, Z. Ilir Beqja. Në komedinë e radhës, Rilindasi montazhier kishte zgjedhur të bënte një keqinterpretim qesharak të shifrave përmendura nga Ministri Ruli në një emision televiziv...”. Që kur ministria vuri re me njoftim “ngjyrën mavi” të Rilindjes, në datën 28 prill, duket se nuk ka folur më.

Faqja e Ministrisë së Financave me logo
(Në foto: Faqja e Ministrisë së Drejtësisë)

MINISTRIA E MJEDISIT

Nuk duhet të kishte asnjë dyshim se ministria që drejtohej nga Fatmir Mediu update-in e faqes zyrtare në internet do ta bënte në muajin qershor. Duke qënë drejtues i një partie aleate me PD, do të kishte më shumë punë në terren. Në 22 maj 2013 e ka mbyllur kjo ministri “hesapin” me ëebsite e saj dhe pikërisht me një festival të Filmit Mjedisor Shqiptar. Një aktivitet që është mbështetur nga ministria e Mjedisit. Po edhe më parë nuk kanë pasur shumë punë. Se për informacione, i fundit përpara majit, i takon 25 marsit të këtij viti. Bëhet fjalë për një takim të Mediut me disa zyrtarë të mjedisit të Bashkimit Evropian. Siç duket zoti Mediu ka dashur detyrimisht të bëjë një aktivitet të dukshëm në mars, për të shmangur edhe rikujtimin e tragjedisë së Gërdecit nga e gjithë media gjatë këtij muaji.

MINISTRIA E KULTURËS

Visar Zhiti, ministri i Kulturës e ka gjetur veten në punë edhe gjatë këtyre ditëve, pasi u lajmërua humbja e zgjedhjeve nga ana e PD, por edhe mosarritja e përfshirjes së tij në listën e deputetëve. Në datën 1 korrik, nëpërmjet një njoftimi për shtyp është lajmëruar mesazhi i tij për shuarjen e një prej njerëzve të kinematografisë shqiptare Minella Borova. Para këtij aktiviteti, duket se ministri të fundit të vendosur ka evidentuar aktivitetet që ka pasur në Tiranë Elhaida Dani, këngëtarja shqiptare që fitoi Voice of Italia.

MINISTRIA E TEKNOLOGJISË

Pikërisht ai që duhet të merrej më shumë se gjithë të tjerët me teknologjinë, përsosjen e ëebsitet, bërjen e këtij ëebsite model edhe për gjithë institucionet e tjera, rifreskim me informacione dhe aktualitete, duket se është paraqitur më dobët nga gjithë të tjerët. Bëhet fjalë për ministrin e Inovacionit, ai që do të jetësonte “Shqiëprinë në moshën e Internetit”, Genc Pollo. I ka ngecur njoftimi i fundit për shtyp në 31 maj 2013, miratimi i planit të Broadband. Bëhet fjalë për sjelljen e AKEP, qeverisë, administratës publike nga viti 2013 deri në 2020. Kur mendohej se ky ëebsite, apo vetë ministri, të kishte më shumë informacione për këtë ëebsite, duket se edhe kalendari i aktiviteteteve i ka mbetur në datën 7 shkurt 2013.
 
TABELA ME NJOFTIMET E FUNDIT TË HEDHURA NË INTERNET NGA MINISTRITË

Kryeministri – 2 korrik
Ministria e Jashtme- 2 korrik
Ministria e Brendshme – 20 qershor
Ministria e Mbrojtjes – 1 korrik
Ministria e Integrimit – 3 qershor
Ministria e Financave – 1 korrik
Ministria e Ekonomisë – 5 qershor
Ministria e Drejtesise – 17 qershor
Ministria e Transportit- 27 maj
Ministria e Arsimit – 30 qershor
Ministria e Punes – 18 qershor
Ministria e Shendetësisë – 11 qershor
Ministria e Bujqësisë – 28 prill
Ministria e Kulturës – 1 korrik
Ministria e Mjedisit – 22 maj
Ministria e Inovacionit – 31 maj

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit