TIRANE- Plot 19 hektarë pyje në zonën e Krujës do të hiqen nga fondi i pyjeve dhe do të kthehen në zonë minerare e do t’i jepen ministrisë së Ekonomisë. Kjo pasi, në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kjo sipërfaqe e gjelbërt do t’i jepet një kompanie private e cila do ta shfrytëzojë për gurore.
“Sipërfaqet në ngastrat 9/a, 99/b, 99/c dhe 100/a të ekonomisë pyjore “Krastë - Krujë”, Krujë, gjithsej 19 ha, që do të përdoren nga shoqëria “Shpresa - Al”, për shfrytëzimin me karrierë të gurit gëlqeror” – përcakton vendimi i djeshëm, vendim i cili i ngarkon firmës private edhe detyrimin për kompensimin e kësaj sipërfaqeje të gjelbërt. Por ky vendim sipas ambientalistit Xhemal Mato është një vendim jo i drejtë.
“Ky vendim është një vendim antiambientalist dhe një vendim që e dëmton shumë mjedisin dhe shëndetin e banorëve aty pranë. Shkatërrimi i 19 ha pyll sjell edhe dëme ekonomike të mëdha. Vetëm këto kohë janë shkatërruar gati 40% e pyjeve. Shumë vendime qeverie këto dy muajt e fundit janë marrë në dëm të mjedisit. Madje ky vendim është marrë, edhe pa pyetur banorët e zonës ku do të bëhet shpyllëzimi”, - është shprehur Mato, i cili thotë se do i kërkojnë.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 01.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com