Qeveria gati ndryshimet në Kodin 
Zgjedhor, Bledi Çuçi: Preken 3 pika

Qeveria gati ndryshimet në Kodin <br />Zgjedhor, Bledi Çuçi: Preken 3 pika
TIRANE - Pas miratimit të hartës së re administrativo- territoriale qeveria ka i gati ndryshimet në kodin zgjedhor që do t’i paraqiten së shpejti Komisionit të Ligjeve. Në një intervistë për A1 Report, Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka sqaruar se kodi do të preket vetëm në tre pika, nene këto që do të kalojnë në Kuvend në nëntor, duke garantuar se pikat themelore të tij nuk do të preken.
 
Ndryshimet kanë të bëjnë me:

“Kryesorja është çështja që lidhet me emërtimin “Komunë” “Bashki”, pra nuk do ketë më komunë dhe këshill komunal po do ketë bashki dhe këshill bashkiak, dhe e dyta ka të bëjë me njësitë bashkiake të Tiranës. Siç e dini njësitë bashkiake të Tiranës ishin njësi organet e të cilave dilnin nga zgjedhje të drejtpërdrejta dhe kryetari i njësisë bashkiake të Tiranës zgjidhej drejtpërdrejt nga qytetarët brënda njësisë bashkiake. Tani njësia bashkiake trajtohet si pjesë e Bashkisë së madhe të Tiranës si caktohen dhe komunat që i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës. Nuk do kemi me zgjedhje për kryetar të njësive bashkiake, por kryetari i njësisë bashkiake do emërohet nga kryetari i bashkisë së madhe që janë pjesë e stafit të tij. Ka dhe një ndryshim shumë teknik që lidhet me zonat e administrimit. Lista e zgjedhësve nuk ndryshon asnjë gjë në mënyrën se si bëhet. Ato janë produkt i regjistrit kombëtar të zgjedhësve dhe do prodhohen sipas bashkive të reja që do dalin pas zgjedhjeve të ardhshme vendore” u shpreh Çuçi.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra