Qeveria, gati të shkelë
ligjin për borxhin publik
Qeveria shqiptare ka planifikuar rritjen e nivelit të borxhit publik në masën 63 për qind të Prodhimit të brendshëm Bruto, duke shkelur në këtë mënyrë kërkesën e ligjit nr. 9936, që ndalon kalimin e kufirit të 60 përqindëshit. Këtë e zbulon, pas një interviste me kryeministrin Sali Berisha, revista e specializuar ekonomike "BNE", që fokusohet në ekonomitë e vendeve ish-komuniste. (Në foto: Intervista eksluzive e Berishës për "bne")
Qeveria, pavarësisht se çfarë thuhet publikisht nga kryeministri apo kreu i Financave Bode, ka vendosur të rritë borxhin publik të vendit deri në 63 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në fund të këtij viti. Këtë e zbulon, pas një interviste me kryeministrin Sali Berisha, revista e specializuar ekonomike "BNE", që fokusohet në ekonomitë e vendeve ish-komuniste. Sipas saj, "duke flakur tej rekomandimet, si të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ashtu edhe të Bankës qendrore, kjo planifikohet të bëhet kryesisht për shkak të vazhdimit të financimit të programit të gjerë të ndërtimit të rrugëve".
Gazetari Tim Gosling ka konstatuar se Berisha nuk ka qenë i përgatitur t'i përgjigjej pyetjes se çfarë planesh ka qeveria përballë uljes së pashmangshme të nivelit të tregtisë dhe investimeve nga dy partnerët e mëdhenj të Shqipërisë, Greqia dhe Italia. Sipas kryeministrit, 65% e eksportit shqiptar shkon në këto dy vende dhe ky do të ishte një shqetësim, por, sipas tij, "nuk është aq serioz". Berisha ka deklaruar se eksportet janë rritur 22 për qind në shkallë vjetore në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar, por ka shtuar se modeli ynë ekonomik nuk është kaq i fokusuar mbi rritjen e eksportit. Ai është treguar i bindur se do të gjejë investitorë për të mbuluar rënien e të ardhurave, si dhe ka përmendur shitjen e Albpetrolit, të katër HEC-eve dhe të kompanisë së sigurimeve INSIG si burim të ardhurash buxhetore.
Sipas "BNE", ka të tjerë në Shqipëri që mendojnë se qeveria ka një besim të tepruar në aftësinë e saj për të mbajtur status quo-në. "Rritja ekonomike në vend është financuar në 20 vitet e fundit nga borxhi në rritje ... remitancat dhe investimet e huaja direkte", ka thënë vitin e kaluar guvernatori i BSH Ardian Fullani, duke shprehur shqetësimin e tij se të gjitha këto burime fondesh duket sikur po thahen.
BorxhiKjo është hera e parë që zbulohet, madje me saktësi, tendenca e qeverisë për të rritur borxhin publik, ndërëkohë që publikisht flitet për uljen e tij. Por, kalimi i nivelit prej 60 përqindësh në raport me prodhimin e brendshëm të gjithë vendit për një vit (PBB) nga ana e shifrës së borxhit shkel një ligj, të miratuar nga parlamenti dhe të inicuar nga qeveria Berisha. Sipas nenit 58 "Kufijtë e borxhit publik", të ligjit nr. 9936 "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", miratuar në vitin 2008, "borxhi total publik, përfshirë garancitë, nuk duhet të tejkalojë limitin 60 për qind të produktit të brendshëm bruto".
Në fakt, për shkeljen e kësaj kerkese të këtij ligji nuk parashikohet asnjë lloj sanksioni.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4346
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22