Ky mision ka nisur para dy muajsh. Operacioni i Agjencisë europiane të Mbrojtjes së Kufirit kontribuon duke "mbështetur autoritetet shqiptare në punën e tyre për mbrojtjen e kufirit dhe për masat e kthimit si dhe aplikimin e standardeve të BE-së në këtë drejtim", thuhet në një përgjigje të qeverisë gjermane ndaj kërkesës së parashtruar nga grupi palramentar i partisë "E Majta", njofton agjencia e lajmeve dpa. Aktualisht në kufirin shqiptaro-grek janë venosur 66 trupa kufitare nga 12 vende anëtare të BE-së, ndër ta njëmbëdhjetë punonjës të policisë gjermane.
Forcat e Frontex-it ndihmojnë rojet shqiptarë për të kontrolluar "vijën e gjelbër të kufirit" dhe të parandalojnë kriminalitetin ndërkufitar. Ata janë pozicionuar në pesë pikëkalime kufitare. Ky është misioni i parë në një shtet jo anëtar të BE-së, ku pjesëtarët e Frontex-it marrin edhe kompetenca sovraniteti.
Sfondi i misionit të Frontex-it ka të bëjë me rritjen e numrit të refugjatëve dhe migrantëve më 2018, që kalojnë nga Greqia në Shqipëri. Që andej ata përpiqen të vazhdojnë rrugën kryesisht përmes Malit të Zi, ose Kosovës për në Itali, Austri e Gjermani. Në gjysmën e parë të këtij viti, sipas të dhënave të IOM në Shqipëri janë regjistruar 1210 migrantë të rinj. Vitin e kaluar kanë hyrë 3399 vetë në këtë vend. Krahasuar me vitin 2017 me 752 migrantë në Shqipëri numri i tyre është rritur ndjeshëm.
Misioni i Frontex-it do të zgjerohet edhe në vende të tjera të Ballkanit. Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane janë "në fazën finale të negociimit" marrëveshje përkatëse me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bonsje-Hercegovinën. /DW
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
20.6%
-
As i mirë as i keq
34.4%
Vota total: 320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në gjysmën e parë të vitit 2024 bie me 75 për qind migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit
16 Gusht, 21:32
-
Abuzuan me fondet e Frontex/ Prokuroria e Korçës: 17 policët e dy financiaret përfituan 574 mijë euro dieta me fatura false
4 Korrik, 15:35
-
Merrnin nga 1000-2000 € në muaj sikur punonin me Frontex, AMP pezullon 19 policë në Korçë, mes tyre 2 ish drejtorë e 2 përfaqësues hotelesh
3 Korrik, 15:23
-
Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE
16 Maj, 13:41
-
Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri rritet kontrabandimi i emigrantëve
15 Prill, 22:07
-
FRONTEX: 31% më pak migrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023
20 Mars, 21:31
-
Rruga e Ballkanit rikthehet si rruga kryesore e kalimit të migrantëve të parregullt në Europë
13 Tetor 2023, 19:30
-
Kriza e migracionit, si do të vazhdohet më tej?
18 Shtator 2023, 11:50
-
Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE-së për operacionet e FRONTEX, Balla: Të marrim rol kontribuues për sigurinë në rajon
15 Shtator 2023, 14:32
-
Operacione të përbashkëta me Frontex, KiE firmos marrëveshje me Shqipërinë
8 Shtator 2023, 12:22
-
Rekord i ri, 90 mijë emigrantë hynë ilegalisht në BE-së përmes Mesdheut! Frontex: Kontrabandistët në garë të ashpër, ulën çmimin për kontrabandimin e njerëzve
13 Gusht 2023, 09:20
-
Frontex/ Shqipëria pjesë e rrugëkalimit tranzit të emigrantëve drejt Europës, në 6 mujorin e parë të 2023 u futën 3600 klandestinë në vendin tonë
11 Gusht 2023, 20:23