Qeveria: Gradat e ushtarakëve
të njehsohen brenda 25 ditëve

Qeveria: Gradat e ushtarakëve<br />të njehsohen brenda 25 ditëve
TIRANE - Qeveria ka vendosur në mbledhjen e djeshme njehsimin e gradave ushtarake me funksionet organike në FA. Sipas këtij vendimi njehsohen gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcën Tokësore, Detare dhe Ajrore, Komandën Mbështetëse e të Doktrinës e Stërvitjes me repartet e tyre në vartësi.

Kështu, Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura njësohen me funksionet organike. Po ashtu gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në repartet dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes njësohen me funksionet organike.

Njëherësh gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në FA që shërbejnë në repartet dhe institucionet në varësi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura njësohen me funksionet organike. Por dhe gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Forcën Tokësore dhe repartet në varësi të saj, gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në FA që shërbejnë në Forcën Detare dhe repartet në varësi të saj, Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në FA që shërbejnë në Forcën Ajrore dhe repartet në varësi të saj, gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Komandën Mbështetëse dhe repartet në varësi të saj, gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në FA që shërbejnë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike. Njësimi i gradave ushtarake me funksionet organike në FA përfundon brenda datës 31.3.2015. Vendimi nr.554, datë 2.7.2004, i KM, “Për njësimin e gradave ushtarake me funksionet organike në të gjitha nivelet e hierarkisë së komandimit dhe të drejtimit të FAH”, shfuqizohet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron