Qeveria hedh hapin e I konkret
për rikthimin në Kuvend të PD

Qeveria hedh hapin e I konkret<br />për rikthimin në Kuvend të PD
TIRANE - Bojkotit parlamentar, tashmë prej rreth 4 muajsh të opozitës duket se po i vjen fundi. Këto janë sinjalet e para që vijnë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku pavarësisht se nuk ka asnjë negociatë, për rikthimin e opozitës në aktivitetin normal parlamentar, në kalendarin 3 javor të punimeve është futur kërkesa e Partisë Demokratike për rishikimin e Rregullores së Kuvendit, e cila pritet të shqyrtohet brenda këtij muaji.

Bëhet fjalë për kërkesën që deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka depozituar rreth 9 muaj më parë pranë Këshillit të Rregullores dhe Mandateve në Kuvend, ku propozon që përfaqësuesi i PD-së të ketë kohë të barabartë të foluri me Kryeministrin gjatë debateve në seancat plenare.

Burime konfidenciale nga Kuvendi për televizionin A1 Report, konfirmojnë futjen në kalendarin 3 javor të punimeve të këtij amendamenti të opozitës, duke lënë të kuptosh se mazhoranca kërkon rikthimin në Kuvend të PD, të paktën për të mbrojtur një kërkesë të bërë nga vetë ajo dhe të mos braktisë kauzat e saj.

“Shpresojmë që opozita të bëhet pjesë e debatit parlamentar për një propozim që e ka sjellë vetë”, thekson burimi konfidencial nga Kuvendi për A1 Report.

bylykbashi
(Në foto: Amendamendi i PD, i futur në rend dite në kalendarin 3 javor të punimeve në Kuvend)

Kjo lëvizje e mazhorancës vjen pas tryezës së thirrur nga Presidenti i Republikës për reformën në drejtësi, tryezë në të cilën mazhoranca dhe opozita u përfaqësuan në nivel kryetarësh dhe e cila dha sinjalet e para të një komunikimi normal mes dy kampeve politike.

Bojkoti parlamentar i opozitës, ka qenë edhe shqetësimi kryesor i Komisionit Evropian në progres-raportin vjetor të publikuar pak ditë më parë, ku i bënte apel Partisë Demokratike për riktihimn e saj në jetën parlamentare.

Edhe sot, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, theksoi se dera e opozitës për riktihimn në jetën parlamentare është e hapur.

Partia Demokratike, vijon bojkotin e çdo aktiviteti normal parlamentar me arsyetimin e dhunimit të fjalës së lirë, ku sipas përfaqësuesve të djathtë  zëri i opozitës rezulton dhe më i zvogëluar, ndaj kjo është një tjetër arsye për ta që i ka motivuar të kërkojnë ndryshimin e Rregullores.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim