TIRANË - Qeveria shqiptare, me propozim të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliajt, vendosi sot që shqiptarët e Kosovës dhe ata të Serbisë, nuk do të kenë më nevojë për t’u pajisur me leje të posaçme për të punuar në Shqipëri. Vendimi i Qeverisë hyn në fuqi menjëhërë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Saktësisht, Qeveria vendosi: “Përjashtimin nga detyrimi për pajisje me leje pune apo certifikatë regjistrimi në punë për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e Republikës së Serbisë të përkatësisë etnike shqiptare që janë me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët gëzojnë të drejtën e punësimit e të vetëpunësimit sikurse edhe shtetasit shqiptarë, përjashtuar rastet kur punësimi lidhet posaçërisht me pasjen e shtetësisë shqiptare, sipas legjislacionit në fuqi.”
Vetë Ministri Veliaj e ka konsideruar këtë vendim si “premtim i mbajtur. Heqja e lejeve të punës nuk prek punësimin në Shqipëri, përkundrazi punet shtohen. Fundja 80% e lejeve për Kosovën dhe Preshevën jepeshin për ata që hapnin biznes në vendin tonë. Me pak burokraci, me pak pengesa - me shume afrim, me shume bashkim,” ka theksuar ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com