Qeveria heq tatimin mbi dietën e
paqeruajtësve, 1 ditë-12 mijë lekë

Qeveria heq tatimin mbi dietën e<br />paqeruajtësve, 1 ditë-12 mijë lekë
TIRANE- Ushtarakët shqiptarë të angazhuar me misione paqeruajtëse, do të përfitojnë një shtesë në të ardhura. Qeveria ka vendosur dje të rishikojë skemën e shpërblimit duke i ndarë të ardhurat në paga dhe dieta ditore, kjo duke sjellë shmangien e tatimit. Në argumentimin e Ministrisë së Mbrojtjes theksohet se ky veprim do të nxisë dhe më shumë ushtarakët shqiptarë në misionet ndërkombëtare.

Vendimi
Në relacionin e paraqitur në qeveri, ministrja Kodheli argumenton se
arsyeja kryesore e propozimit të këtyre projektvendimeve, është shmangia e aplikimit të tatimit mbi të ardhurat personale mbi shpërblimin ditor dhe pagën mujore në masën 23%. Shqipëria tashmë merr pjesë në misionet në Afganistan, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Të ardhurat e ushtarakëve shqiptarë deri në fund të vitit 2013 tatoheshin me 10 për qind. Ndërkohë që me ndryshimin e bërë me ndryshimin e qeverisë tatimi mbi të ardhurat e tyre u ndryshua, thuajse duke u dyfishuar. Por kjo solli dhe një ndikim negative në psikologjinë e ushtarakëve shqiptarë. Gjë që ka sjellë dhe një rishikim të ligjit pikërisht për këto kategori. “Propozojmë që shpërblimi ditor që marrin këta ushtarakë për kohën e qëndrimit në mision të mos tatohet dhe të konsiderohet si dietë për ditët e qëndrimit, përveç pagës mujore. Gjithashtu, mos tatimi për këtë shpërblim ditor është edhe një motivim për ushtarakët që marrin pjesë në këto lloj misionesh”, thuhet në relacionin e ministrisë së mbrojtjes.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit