TIRANE - Qeveria ka miratuar sot, katër kategoritë e personave me aftësi të kufizuar të cilët do të trajtohen me përparësi për të përftuar strehim.

Kështu në bazë të vendimit të marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, këto janë katër kategoritë e personave të kufizuar:

a)    Të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale;
b)    Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha
c)    Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë
ç)    Personat të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas statusit të invalidit të punës.

Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
 
VENDIM PËR KATEGORITË E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUAFIZUARA QË TRAJTOHEN ME PËRPARËSI SI PËRFITUES TË PROGRAMEVE SOCIALE TË STREHIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nënndarjes “i”, të shkronjës “c”, të pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.    Përfitojnë përparësi për t’u trajtuar si përfitues të programeve sociale të strehimit kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, në kuptim të ligjeve nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 5, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, të grupuar si më poshtë vijon:   

a)    Të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale;
b)    paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha;
c)    personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
ç)    personat të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas statusit të invalidit të punës.
2.    Kategorive të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, u jepet prioritet duke i pikëzuar në  formatin tip të sistemit të pikëzimit, i cili miratohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore për çdo program strehimi dhe që shërben për klasifikimin e kërkesave për strehim nga organet e qeverisjes vendore.
3.    Ngarkohen organet e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)