Qeveria: Ja gjithë ndryshimet e taksave me paketën fiskale 2020

Bashkë me Projektligjin për Buxhetin e Shtetit të vitit 2020, sot në Konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka prezantuar sot edhe një numër ndryshimesh që parashikohet të bëhen në legjislacionin e taksave në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Konkretisht, këto ndryshime, që parashikohet t’i kalojnë Kuvendit për diskutim, janë si më poshtë.

Tatimi mbi të ardhurat

·        Incentivimin e sektorit të industrisë automotive duke ulur normën e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri

·        Promovimin e sportit, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri. Për këtë arsye propozohet incentiva fiskale për përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat personale të shpërblimeve qe u jepen sportistëve, apo ekipeve sportive pjesë të federatave sportive të njohura nga legjislacioni përkatës. Gjithashtu, për personat juridikë, të cilët realizojnë fitim vjetor të tatueshëm mbi 100 milion lekë, shumat e sponsorizuara në fushën e sportit, të njohura si shpenzime të zbritshme, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin, janë të zbritshme sa trefishi i shumës së sponsorizuar

·        Mbartjen e humbjeve për një periudhë 5-vjecare për tatimpaguesit, që investojnë në projekte biznesi me vlerë mbi 1 miliard lekë

·        Harmonizimin e Ligjit nr 8438 nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar me ligjin e ri “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”

Taksat kombëtare

·        saktësimin e vlerës së mjetit për efekt të kritereve që duhet të përmbushi një automjet për tu konsideruar automjet luksi, duke e amortizuar vlerën e automjetit me 10% me vlerë të mbetur;

·        ndryshime në penalitet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura;

·        rritje të komisionit që përfiton DPSHTRR, prej 5 (pesë) përqind për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze”;

·        shtimin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar për tu përjashtuar nga taksa vjetore të mjeteve të përdorura

·        përjashtimin nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura, “Automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi”.

Procedurat Tatimore, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Ndryshimet në Ligjet: “Për procedurat tatimore” dhe “Për tatimit mbi vlerën e shtuar” lidhen kryesisht me hartimin dhe miratimin e ligjit “Për fiskalizimin”. Pra jane ndryshime proceduriale të lidhura me të. Njëkohësisht janë rishikuar edhe disa shkelje administrative dhe nivele penalitetesh me qëllim lehtësimin e zbatimit praktik të tyre. 

Ndërkohë, do të hyjë në fuqi një rritje e programuar e akcizës së cigareve,e me një efekt vjetor +750 milionë lekë. Si dhe planifikohet miratimi i një ligji për rivlerësimin e banesave. Efekti i vlerësuar  për vitin 2020  është +4 miliard lekë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë