KORDIM FONDI FINANCIAR SHTESË NJËSISË BASHKIAKE NR.2, TIRANË, PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJESSË VIKTIMAVE GENC MEHMET SPAHIU, FLORIDA NIKO SPAHIU DHE JONA GENC SPAHIU, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË CEREMONISË MORTORE TË VIKTIMAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në buxhetin e vitit 2011, njësisë bashkiake nr.2, Tiranë, t’i akordohet fondi financiar shtesë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh, për dhënie ndihme financiare familjes së viktimave Genc Mehmet Spahiu, Florida Niko Spahiu dhe Jona Genc Spahiu, për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore të viktimave.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
/Shqiptarja.com