Këshilli i Ministrave me një vendim të ditës së sotme, ka autorizuar shoqërinë “Ansa” për importin e mbetjeve të polietilenit.
Sasia e mbetjeve të importit do të jetë 3600 tonë në vit dhe do të importohen nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Transporti i këtyre mbetjeve do të bëhet me rrugë tokësore dhe detare. Autorizimi i shoqërisë “Ansa” nga qeveria erdhi si pasojë e vendimit nr.825 më datë 13.10.2010 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi", të ndryshuar.
Vendimi i qeverisë i referohet nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, datë 05.09.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit” të ndryshuar, dhe të pikës 2, nenit 49, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com