Qeveria jep për 1 euro 13 ha
në Metalurgjikun e Elbasanit

Qeveria jep për 1 euro 13 ha <br />në Metalurgjikun e Elbasanit
TIRANE- Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e kritereve për dhënien me qira, me çmimin një euro/kontrata, të sipërfaqes prej 131.659 metrash katrorë, nga e cila 71.965 metra katrorë janë aktualisht në administrim të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Elbasan dhe 59.694 metra katrorë në administrim të shoqërisë "Kombinati Energjetik" sh.a. Elbasan.

Ky Vendim i Këshillit të Ministrave është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke bërë të ditur se qëllimi është zhvillimi i veprimtarive prodhuese, ku investimi vlerësohet me 50 pikë, punësimi me 30 pikë dhe koha e fillimit të punës me 20 pikë. Pak kohë më parë, qeveria ka dhënë po për një euro të gjithë sipërfaqen dhe objektet e ish-minierës së Valiasit në rrethin e Tiranës, që do të përdoret për një kompleks shkollor.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?