Qeveria kërkon ngritjen e bordit këshillimor pranë AKSHI-t dhe rritjen e pagave për punonjësit! Balla: Duhet të ngjajë me strukturat që veprojnë me Silicon Valley! Drejt mbylljes sportelet ADISA

Qeveria kërkon ngritjen e bordit këshillimor pranë AKSHI-t dhe rritjen e pagave për punonjësit! Balla: Duhet të ngjajë me strukturat që veprojnë me Silicon Valley! Drejt mbylljes sportelet ADISA

Qeveria kërkon ngritjen e një bordi këshillimor pranë AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) i cili të veprojë si organ konsultativ për çështjet e teknologjisë së informacionit.  Gjatë prezantimit të pr/ligjit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga ministri i shtetit për Parlamentin Taulant Balla u vu theksi tek domosdoshmëria e ngritjes së këtij bordi këshillimor.

“Kërkoj mbështetjen tuaj kolegë deputetë që AKSHI-n ta kemi me një bord këshillimor pranë tij, i cili të veproj si një organ konsultativ për çështjet e teknologjisë së informacionit duam apo s’duam edhe AKSHI duhet të ngjajë me strukturat që veprojnë me Silicon Valley, pra me një bord këshillimor në mënyrë që të merren vendimmarrjet e duhura për sa i përket konsultimit që kjo agjenci ka të nevojshme në këto çështje që lidhen pra me teknologjinë e informacionit”

Bordi Këshillimor si organ konsultativ për çështjet e teknologjisë së informacionit, zëvendëson Komitetin Ndërministror për Teknologjinë dhe Inovacionin. Me urdhër të Kryeministrit do të përcaktohet përbërja dhe rregullat e hollësishme për mënyrën e organizimit e të funksionimit të këtij bordi dhe të sekretariatit të tij teknik.

Me pr/ligjin e ri parashikohet mundësia e ofrimit të shërbimit të nënshkrimit elektronik, vulës elektronike dhe çertifikatës elektronike për shtetasit shqiptar dhe të huaj. Ky shërbim të ketë të njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese me formën shkresore, dhe për shtetasit shqiptarë, dhe ata të huaj.

"Përfituesit më direct të kësaj mase janë shqiparët që jetojnë jashtë territorit shqiptar. Synimi ynë është që asnjë shërbim konsullor të mos dorohet dorazi por online. Pra një shqiptar që jeton në SHBA nuk ka pse të marrë avionin të udhëtojë nga California në Ëashington për të marrë shërbimin" tha Balla. 

Gjithashtu qeveria kërkon të shfuqizohet ligji për sportelet e ADISA-s, sportet që ofronin shërbim publik për qytetarët për të pasur akses në e-alibania. Bëhet fjalë për shfuqizimin e ligjit nr.13/2016, “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”, i cili është ligji themeltar i funksionimit të ADISA-s

Ajo që bëmë para shumë vitesh me ADISA ka humbur koherencën kontekstin se zyrat e ADISA u hapën si one stop shop për të ofruar shërbime direkte tek qytetarët, por kjo e ka humbur, sepse nuk ka më shërbime në sportel. Vetëm 5% janë shërbime në sportele, 95% janë online. Ky ligj e ka humbur zbatueshmërinë. Objektivi i qeverisë është që të mos ketë më sportele’ tha Balla.

Por kjo është kundërshtuar nga opozita e cila thotë se qytetarët ende nuk janë gati, dhe këto zyra japin mundësinë që të lulëzojë shërbimin e konsulencës private

“Duke iu referuar ADISA-s si përfundim i misionit institucional. Për qytetarët mbyllja e ADISA-s është problem. Mbi 30% e qytetarëve shqiptarëve nuk dinë të aksesojnë e-albania. Nuk kemi të bëjmë me akses në facebook por të marrë shërbim. Ka ndodhur lulëzim shërbimi i konsuelncës vetëm për të hyrë e marrë shërbim. Jemi në stad të ndërmjetëm e jo për mbylljen e plotë. Të ulet numri I punonjësve të ADISA-s por jo të mbyllet’ tha Helidon Bushati, deputeti i PD-së.

Por Balla tha se nuk do të mbyllen qendrat por do të përbëhen nga staf të rinjsh

“Zyrat nuk do të mbyllen. Do të jenë me të të rinj që do ti vijnë në ndihmë gjyshërve’

Pr/ligji parashikon dhe rritje page për punonjësit e AKSHI-t.

“Kuadri ligjor ekzistues ka hendek financiar në këtë aspect në lidhje me rekrutimin e stafit për shkak të pagave të kufizuara që nuk janë në nivelin e pagave që ofron tregu për këto detyra. Të mos harrojmë që stafet që rekrutohen në burimet njerëzore të AKSHI -t janë stafe në treg më të kërkuarit dhe më të paguarit. Na duhet ta riparojmë me këtë ndërhyrje“ tha Balla.

Sipas nenit 10 të për/ligjit Drejtori i Përgjithshëm dhe nëpunësit e njësive teknike të përmbajtjes së AKSHI-t, përveç pagës sipas kategorive të pagës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune. Masa e shtesës për natyrë të veçantë për secilën kategori përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave

Sipas pr/ligjit Projektet TIK në administratën publike zhvillohen dhe projektohen duke garantuar ndërveprueshmërinë e sistemeve dhe të shërbimeve nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit.

Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara është parashikuar se standardet e projektimit të sistemeve TIK në administratën publike të miratohen me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Cfarë është AKSHI?

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është autoriteti të cilit i është besuar si Kuvendi edhe qeveria, administrimin, e mirëmbajtjen e çdo sistemi dhe çdo infrastrukture qoftë hardëare, por edhe softëare të të gjitha shërbimeve të qeverisjes elektronike në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Republikën e Shqipërisë. Kjo agjenci përgjigjet për ngritjen, mirëmbajtjen, administrimin e sistemeve edhe të aplikacioneve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pa harruar infrastrukturën e qendërzuar, infrastrukturën TIK për institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, por dhe institucionet jo buxhetore të cilat përdoren tarifat e shërbimit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë