Qeveria Kineze dhuron 10 milionë
juan RMB për restaurimin e TKOB

Qeveria Kineze dhuron 10 milionë<br />juan RMB për restaurimin e TKOB
Qeveria Kineze do të dhurojë 10 milionë juan RMB për pajisjet në zbatimin e punimeve të projektit me objekt: Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor.
 
Ndërsa Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë do të mbyll dyert dy vjet rresht në pritje të restaurimit, qeveria shqiptare ka nisur marrëveshjet e para për të thithur ndihmat nga vendet me të cilat ka marrëdhënie diplomatike.
 
Sot në mesditë do të nënshkruhet marrëveshje me Republikën e Kinës, lidhur më dhuratën 10 milionë juan RMB. Dihet që shfaqjet e teatrit kombëtar të baletit në Tiranë, gjatë këtij viti janë shpërndarë në institucione të ndryshme kulturore në Tiranë, ndërsa institucionit i duhen më shumë se dy vjet të restaurohet. Marrëveshja për kontributin material dhe financiar lidhet mes Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, me projektin për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimin ekonomiko-teknik ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit Zyrtar nga Ministria e Kulturës, Qeveria e Republikës Popullore të Kinës i jep Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë një grant me vlerë 10 milionë juan RMB që do të përdoren për dhurimin e pajisjeve në zbatimin e punimeve të projektit me objekt: Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor.
 
Marrëveshja do të nënshkruhet në orën 15.00 nga Ministrja Kumbaro dhe ambasadorja Jiang Yu në Tiranë. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar