TIRANE-Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas emërimit të dy anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese duke deklaruar se ky institucion do të jetë gati së shpejti, ndërsa ka sulmuar edhe PD-në dhe Presidentin, pasi akuzojnë se u veprua në shkelje të procedurës.
“Gjykata Kushtetuese së shpejti do të jetë funksionale dhe do të reflektojë më së miri aurën e një sistemi të ri Drejtësie.
Votimi nga Kuvendi me 105 vota i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi jo vetëm vendosmërinë tonë për të qendruar në koherencë me atë çka duan qytetarët e çka Shqipërisë i duhet prej vitesh, por dëshmoi qartazi ndarjen njëherë e mirë nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë giithçka që nuk e kontrollon dot.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Falenderim i veçantë edhe për partnerët tanë historik, SHBA-BE për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë jetësimit të kësaj superstrukture të drejtësisë së re” shkruan ajo.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)