Qeveria lëshon dorën, 140 mln
lekë për motorrë dhe fuoristrada

Qeveria lëshon dorën, 140 mln<br />lekë për motorrë dhe fuoristrada
Qeveria ka miraturar një tender i cili do të shpenzojë 140 milionë lekë për të blerë motorra dhe fuoristrada.

Në një kohë që qeveria ka shtrënguar shpenzimet publike dhe ka probleme me hedhjen e rrogave të buxhetorëve vjen ky shpenzim që mund të konsiderohet padyshim shpenzim luksi.

Tenderi i hapur nga Ministria e Brendshme parashikon dhënien e 140 milionë lekëvë, pjesërisht për blerjen e motorrave dhe fuoristradave.

Motorrët e Policisë
Ministria e Brendshme është autoriteti i vetëm që ka të drejtën të bëjë blerjen e automjeteve për të gjithë institucionet. Në listën e kërkesave të saj për tenderin e radhës, zë vend edhe një kërkesë specifike për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Loti i parë i këtij tenderi ka të bëjë pikërisht me blerjen e 73 motoçikletave me një fond limit prej 103.9 milionë lekësh pa TVSH. Me një llogaritje të thjeshtë rezulton që një motor të ketë vlerën 13 milionë lekë. Në specifikimet që bëhen për motorët e policisë bien në sy kriteret që lidhen me pajisjen me radio që duhet të ketë këto motoçikleta, si dhe kriteri i shpejtësisë minimale.

Këta të fundit nuk duhet të jenë me shpejtësi nën 160 kilometra në orë dhe duhet të jenë të pajisur me zinxhirë nga kamio në rrotën e pasme. “Mjetet (motomjete) të jenë të pajisura me 2 (dy) radio komunikimi marrësedhënëse, 2 (dy) kaska mbrojtëse, lidhja ndërmjet tyre duhet të jetë me “wireless”, komunikimi të bëhet nga kaskat mbrojtëse, të cilat duhet të jenë të pajisura me kufje dhe mikrofon. Radioja të ketë mundësi karikimi në motomjet” thuhet në kriteret e vendosura për tenderin nga ana e Ministrisë së Brendshme, raporton Panorama.

Makinat
Lotet e tjera të tenderit i zënë blerjet e automjeteve për institucione të tjera që nuk varen nga Ministria e Brendshme. Kështu, loti i dytë është për blerjen e një fuoristrade me vlerë limit 45 milionë lekë pa TVSh për Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. Loti i tretë ka të bëjë me blerjen e automjeteve për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Kjo e fundit ka një fond limit prej dy fuoristradash dhe fondi limit është në nivelin 58 milionë lekë pa TVSH. Ministria e Kulturës është një tjetër institucion që kërkon blerjen e 6 fuoristradave “Pick Up” (me vend për ngarkesë) me vlerën e 130 milionë lekëve. E fundit në renditjen e loteve të këtij tenderi është një automjet për Akademinë e Shkencave.

Fondi në dispozicion për këtë blerje është 12.5 milionë lekë pa TVSH. Për ironi kjo vlerë është më e ulët sesa vlera që do të shkojë për blerjen e motorëve të policisë dhe shumë më e ulët po ta krahasosh me vlerën e automjeteve të tjera të kërkuara nga institucionet e mësipërme. Diferencën në çmim duket se e bën kilometrazhi që ndryshe nga institucionet e tjera të interesuara për blerje automjetesh në këtë tender nuk është zero. /Tema/

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë