Qeveria letër Brukselit:
EULEX mision këshillues

TIRANE- Qeveria e Kosovës ia ka prezantuar Bashkimit Evropian pozicionin e saj lidhur me rishikimin strategjik të misionit të EULEX-it, duke i dhënë propozime edhe për kompetencat dhe funksionin që duhet të ketë misioni i ri, për kohën sa duhet të zgjasë mandati i tij, e madje edhe për emrin që duhet ta mbajë.

Propozimi i Qeverisë është që prania e re evropiane të quhet Misioni Këshillues për Rend dhe Ligj.

E përditshmja kosovare “Koha Ditore” ka siguruar dokumentin tetëfaqësh, që i është dërguar Brukselit zyrtar në janar. Nëpërmjet tij, institucionet e Kosovës vlerësojnë se situata në vend ka ndryshuar në vitet e fundit dhe se tashmë ekziston një realitet i ri sa i përket fushës së sundimit të ligjit.

Institucionet kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë përsipër kompetencat për kryerjen e detyrave, të cilat kanë qenë nën mandatin e tanishëm të EULEX-it.

Redaksia online 
(kohaditore/sg/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima