Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka mbledhur në një tryezë tre partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit "Aleanca e Shqiptarëve".
Tre liderët e aleancës Vesel Memedi, Ziadin Sela, dhe Gëzim Ostreni, iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Ahmetit. Kreu i BDI shoqërohej në këtë takim nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Ndërkohë, takimi është bojkotuar nga liderët e PDSH-së dhe Lëvizjes BESA.
Në përfundim të këtij takimi, kreu i BDI u shpreh se do të inicojë edhe një takim tjetër me partitë shqiptare, duke i ftuar përsëri Lëvizjen Besa dhe PDSH-në që të jenë pjesë e takimit
Mbledhja e partive shqiptare është thirrur nga Ali Ahmeti me qëllim të unifikimit të kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë.
Qeveria e re maqedonase pritet të formohet pas përsëritjes së zgjedhjeve në komunën e Tearcës e banuar me shumicë shqiptare.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com