Qeveria, mbledhje për analizën e 300 ditëve të punës


TIRANË, 6 Korrik/ATSH/- Qeveria shqiptare, në një mbledhje informale të saj po përgatit bilancin e punës 300 ditore të saj, ndërkohë edhe prioritetet e vitit të dytë të qeverisjes.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka cilësuar periudhën 2014-2015 si "viti antikorrupsion".
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka bërë të ditur se dita e sotme do të jetë mjaft e ngarkuar për kabinetin qeveritar që ai drejton.
"Sot ditë e gjatë pune e qeverisë për bilancin e 300 ditëve dhe përgatitjen e vitit të dytë qeverisës - Viti Antikorrupsion, shtator 2014-15", shkruan Rama.
Mazhoranca qeverisëse e "Aleancës për Shqipërinë Europiane:, fitoi zgjedhjet parlamentare më 23 qershor të vitit të kaluar, me nje rezultat të thellë, ndërkohë që qeveria e re u betua tek Presidenti i Republikës më 15 shtator ë vitit 2013.
Gjatë vitit të parë të qeverisjes u arritën disa objektiva të rëndësisme, ndër të cilat më kryesoret janë dhënia e tapive të para të legalizimeve, duke mbajtur remtimin elektoral, luftën ndaj kriminaliteti që kulmoi me ndërhyrjen në Lazarat ku u agjësuan dhe u kapën sasi ë mëdha droge dhe armës, marrja e statusit kandidat në Bashkimin Europian etj. /y.pa/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç