Qeveria Shqiptare do të zhvillojë mbledhjen e radhës në Vlorë. Mësohet se takimi, i cili është parashikuar të zgjasë dy ditë është thirrur nga kryeministri Rama, ku pjesëmarrës do të jetë ministri Damian Gjiknuri dhe do të zhvillohen takime me krerët e bashkive të qyteteve të jugut, raporton gazetarja e Report TV, Esiona Konomi.

Qeveria do të vazhdojë turin e llogaridhënies në jugun e vendit.

Axhenda e Qeverisë

22 Qershor
12.30 Nisja per ne Sarande 
13:00 Inspektim I punimeve per hyrjen e re te qytetit te Sarandes (Rruga e re dhe Rotonda) 
13:30 Vizite tek Infopoint “Smile Albania” -Sarande
14:00 Dreke me te rinj profesioniste ne fushen e sherbimeve turistike (kuzhiniere; menaxhere; kamariere, cicerone) - ne Ksamil )
Te pranishem: 20 te rinj, 
15:30 Nisja per ne Himare
17:00 Lllogaridhenie ne pedonalen e Himares 

18:30 Nisje per ne Dhermi
19.00 Takim me Turistet Angleze (1000 angleze)
19:30 Nisja per ne Llogara
20:00 Festa lokale e produkteve te zones 
21:30 Nisje per ne Vlore

23 Qershor
10:00 Vizite ne Panairin e Punes ne Skele 
11:00 Prezantimi i projekteve te reja per zhvillimin e qarkut-vendi -Pallati i Sportit
13:00 Takim me drejtuesit e qeverisjes qendrore ne rang qarku ne prefekture.