Qeveria shqiptare ka mbyllur përfaqësitë dilomatike në 4 shtete. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama është mbyllur  ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur; ambasada në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë; ambasada  në kryeqytetin e Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë si dhe ambasada shqiptare  në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi.

Është ngarkuar ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtyre vendimieve, ndërsa hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)