Qeveria mbyll lojërat e fatit, Rama: Nga 1 janari asnjë qepen hapur, TV të heqin reklamat brenda 24 orëve

Qeveria vendos të mbyllë të gjithë aktivitetin e lojërave të fatit brenda këtij viti. Kryeministri Rama dha këto detaje në përfundim të mbledhjes së qeverisë. 

Duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare.

Edi Rama, kryeministër

Nga 1 janari qeveria nuk do të japë licenca të reja për këto aktivitete. Në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë kilometra katror të Republikës së Shqipërisë.  Po sot, qeveria ka pezulluar veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, i cili deri në 31 dhjetor do të transformohet dhe do të robotizohet përmes teknologjisë digjitale.

Qeveria ka marrë edhe disa vendime për forcimin e rendit dhe sigurisë.

Për të dyshuarit, apo për të dënuarit për përfshirje në krim të organizuar, apo dhe organizata terroriste, të cilët do t’i nënshtrohen një regjimi të ri, shumë të rreptë, izolimi dhe monitorimi, duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe të vuajtjes së dënimit.

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar mediat, radiot dhe televizionet që brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat e pikave të basteve në ekrane dhe faqe interneti.

Në zbatim të ligjit ekzistues, që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim, unë i paralajmëroj të gjithë: Brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, nga gazetat, apo nga portalet. AMA duhet të garantojë zbatimin e ligjit përsa i përket ekraneve dhe radiove, ndërsa ne do të mbyllim me forcë çdo faqe online, që pas 24 orësh do të ketë akoma reklama bastesh në shkelje të ligjit ekzistues të Republikës së Shqipërisë.

Edi Rama, kryeministër

 

Për të parandaluar vijimin e aktivitetit kriminal të të burgosurve nga qelitë e tyre përmes telefonit, Rama tha se në kohë reale të gjitha kamerat e burgjeve do të transmetohen në dy salla qendrore: një tek operacioni “Forca e Ligjit” e një tjetër tek salla e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhipja: 10/10/2018 01:59

    Finalmente LOJA E RAMES ME KUMARET QE KANE SHKATERUAR MBI 15000 FAMILJE MBAROJE OLSI DHE DINASTIJA RAMA KANE AKUMULUAR PARA PER 10 BREZA TE FAMILJES KESHTU QE ME RASTIN E ZGJEDHJEVE RAMA PO HEQ LOJRAT E FATIT PER TI TREGUAR POPULLIT SE UNE JAM I NDERSHEM

    Përgjigju
    • Xaxi: 10/10/2018 15:47

      Cfare thua ai tani do bej shime me shume para duke hapur kazino te medha dhe duke e mae ter fitimin per vete

  • Tahipi: 09/10/2018 23:20

    Shum vone , sa njerez kan marr qaf , po me mire se kurre !!!

    Përgjigju
  • Arbeni Lalotes: 09/10/2018 21:44

    Perfundimisht ky Kryeministerr eshte i cmendur.Lidheni te shpetojm nga ky bandit

    Përgjigju
  • shema: 09/10/2018 19:18

    Te premten sinoptikanet parashikojne do bie shiu rrebesh..si rrjedhoje PD-ja eshte e sigurt qe fajtori per kete eshte dhe do mbetet Edi Rama ,simbas cirkuzantit mitik te PD leshkos te quajtur Salianji...ka ende afera te cillat PDja i ka ne sirtare..

    Përgjigju
  • Fredi: 09/10/2018 19:14

    Po Po kjo esht nje loj se e ke then dje para ca vitesh nje her ket gje kur erdhe ne pushtet po u ben pes vjet su heqen i lejove prap kjo esht nje loj e jotja se ke vllajn pjestar mor ed ne llotot e ne kazinot po thua kot se po afrojn zgjedhjet para 31dhjetorit dhu ju jepet dhe gjasht muj koj me 1 korrik thu hikin zgjedhjet e harrojet kush te beso

    Përgjigju
    • Babalja: 09/10/2018 21:14

      Beeeeee beeeeeee yt dele shqupi.

  • Fredi: 09/10/2018 17:29

    Shyqyr më në fund!

    Përgjigju
  • Arbër: 09/10/2018 17:27

    Tani të shohim se çfarë kritikash do sjellë opozita! Tani do dalin mbi ujë kunguj të kalbur!!!

    Përgjigju
  • ec aty: 09/10/2018 17:16

    bravo ke hequr nje firm parimidale 2 te sali protopapes

    Përgjigju
  • Arbër: 09/10/2018 17:15

    Te lumtë goja o shqiptar o atdhetar!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas