Qeveria miraton fazën e dytë të 
konvertimit të borxhit me Italinë

Qeveria miraton fazën e dytë të <br />konvertimit të borxhit me Italinë
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje Vendimin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Konvertimin e Borxhit (IADSA 2) ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë.
 
Marrëveshja e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim parashikon mospagimin e detyrimeve që Republika e Shqipërisë i detyrohet Qeverisë Italiane kundrejt borxhit të huazuar prej kësaj të fundit (interes + principal), deri në shumën 20 milionë euro.
 
Këto shuma do të depozitohen në 9 këste, në një Llogari Fondi Kundërparti pranë Bankës së Shqipërisë.


Marrëveshja për fazën e dytë të programit - IADSA 2, miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave në nëntor 2015, u nënshkrua nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo në 17 qershor 2016.


Në fazën e parë të Programit, janë financuar gjithsej 42 projekte për një vlerë totale prej 15.6 milionë euro. 14 projekte janë përfunduar me sukses, 17 projekte janë në zbatim, ndërsa 11 projektet e përzgjedhura nga thirrja e katërt (maj 2016) janë në fazën e tyre fillestare.

Në maj 2016, u përzgjodhën 11 projekte fituese të thirrjes së katërt, të cilët do të përfitojnë një financim prej rreth katër milionë euro, projekte të cilat i përgjigjen nevojave konkrete të target grupeve të caktuara dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare.
 
Shtrirja gjeografike e projekteve prek pak a shumӫ gjithë vendin dhe ndërhyn në sektorë me një prioritet të lartë për secilën nga bashkitë e financuara. Ndërtimi i qendrave funksionale për të rinjtë në Bashkinë e Shkodrës, Hasit dhe Këlcyrës; Krijimi i një strukture rezidenciale për të moshuarit në Bashkinë e Libohovës; Rikonstruksioni i teatrit në Bashkinë e Fierit, ndër më të vjetrit në Shqipëri, dhe pasurimin me ambiente të reja, ku të rinjtë e qytetit mund të kryejnë aktivitete rekreative.
 
Në Bashkinë e Cërrikut do të financohet për krijimin e ambienteve të reja për prodhuesit e produkteve lokale bujqësore. Në Bashkinë e Elbasanit dhe Fushë Arrëzit do të ndërhyet në rikonstruksionin rrënjësor të disa godinave shkollore, për t’u bërë të mundur nxënësve të atyre zonave kushte sa më dinjitoze.
Në Bashkinë e Gramshit, do të mundësohet rikualifikimi i qëndrës së qytetit, ndërsa falë financimit të IADSA-s, Bashkia e Peqinit do të bëhet një nga bashkitë e para në Shqipëri ku godinat e insitucioneve publike nuk do të kenë barriera arkitektonike për njerëzit me aftësi të kufizuar mobiliteti.

Së fundi, falë këtij programi për Zhvillim, i jepet zgjidhje problemit të strehimit të komunitetit rom në zonën e Shkozës, Tiranë, duke mundësuar banesa të përshtatshme me kushte normale jetese.

Thirrja e pestë për projekte për 61 bashkitë e vendit pritet tӫ çelet në shtator 2016.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës