TIRANË – Këshilli i Ministrave, i mbledhur sot, ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, ku bien në sy, në pjesën më të madhe, ato kushtuar nxitjes së punësimit në vend në shtresa apo kategori të ndryshme të popullatës. Kësisoj, sot u miratua vendimet:
 
Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programit të nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë që hyjnë për herë të parë në punë; 
 
Për  miratimin e simbolit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit;
 
Për disa ndryshime dhe shtesa në disa programe, si ai për nxitjen e punësimit të femrave nga grupet e veçanta apo nëpërmjet formimit në punë; për disa ndryshime e shtesa në masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programeve të praktikave profesionale  për punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit si dhe në programin e nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi.
 
Qeveria po sot ka miratuar edhe statutin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)