Menaxhimi me PPP i parkut Kombëtar të Butrintit, hyn në fuqi dokumenti

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar tetë muaj pas prezantimit të draftit, “Planin e menaxhimit të integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, që për dhjetë vjet menaxhohet nga një Fondacion i ri, i krijuar sipas ligjit të trashëgimisë kulturore. Ky dokument ka hyrë në fuqi, duke u botuar edhe në fletoren zyrtare, në mbështetje të kushtetutës edhe të ligjit për “Trashëgiminë kulturore edhe muzetë”, pas diskutimeve të shumta nga specialistët e trashëgimisë.

Referuar “Ligjit të Trashëgimisë Kulturore”, neni 172 përcakton se, Fondacionet e posaçme të trashëgimisë kulturore, kanë si qëllim "Administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore,  mbrojtjen, ruajtjen, restaurimin, vlerësimin e pasurive kulturore dhe dhënien në përdorim të drejtpërdrejtë, në mënyrë joshteruese, qoftë veç e veç. Ndërkohë, para disa muajsh ky plan menaxhimi u miratua edhe nga Këshilli Kombëtar i trashëgimisë, ku sipas drejtuesit të Institut të Arkeologjisë Luan Përzhita janë reflektuar të gjitha pikat e diskutuara nga specialistët e trashëgimisë mbi kërkimet shkencore, asestet dhe laboratorët apo edhe hapësirat  e tjera, që kanë të bëjnë me ekspeditat arkeologjike.

Plani i ri synon të prodhojë, krahas planit të përgjithshëm të menaxhimit, një plan biznesi të ri për zonën UNESCO të Butrintit, si dhe përgatitjen e një harte të përditësuar GIS për gjithë territorin e Parkun Kombëtar të Butrintit 9,000 ha. Qyteti antik i Butrintit për herë të parë u shpall monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në vitin 2018 Butrintin e kanë vizituar 211,500 persona. Deri në vitin 2023, Butrintin presupozohet që ta vizitojnë 300,000. Nga muaj janar 2020 çmimi i biletës për të vizituar Parkun e Butrintit është 1 mijë lekë. Të ardhurat vjetore nga biletat gjatë viteve të kaluar kanë arritur rreth 1,5 milionë euro. Ndërsa, edhe pse ministrja e Kulturës Elva Margariti, është drejtuese e planit të integruar të Menaxhimit nuk dihet ende sesa do t’i kushtojë shtetit shqiptar implementimi i Planit të Integruar të Menaxhimit për dhjetë vite.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale