Qeveria miraton Planin Kombëtar
për Integrimin Europian 2014-2020

Qeveria miraton Planin Kombëtar<br />për Integrimin Europian 2014-2020
TIRANE - Qeveria ka miratuar sot Planin Kombëtar për Integrimin Europian 2014-2020 (PKIE). Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas vendimit në fjalë Ministria e Integrimit orienton, bashkërendon dhe monitoron zbatimin e PKIE-së, 2014 - 2020, për çdo kapitull, nga grupet ndërinstitucionale të punës (GNP). Po ashtu sipas vendimit Ministria e Integrimit raporton çdo 3 muaj në Këshillin e Ministrave për ecurinë e zbatimit të PKIE-së, 2014 - 2020.

Gjithashtu edhe Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore në varësi të Këshillit të Ministrave raportojnë pranë Ministrisë së Integrimit, çdo 3 muaj (java e tretë e muajit të fundit), për realizimin e detyrimeve, që rrjedhin nga PKIE-ja, 2014 - 2020.
 
Ndër të tjera Ministria e Integrimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ngarkohen të monitorojë përfshirjen, nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, në programin buxhetor afatmesëm, të nevojave financiare për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme, të parashikuara në PKIE, 2014 - 2020.
 
Sipas njoftimit, Plani Kombëtar për Integrimin Evropian është përpiluar në të njëjtën linjë me Planin Legjislativ Vjetor të qeverisë si dhe me Strategjinë për Zhvillim dhe Integrim, ndërsa janë ngarkuar të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit, për të cilat në PKIE, 2014 - 2020, janë përcaktuar detyra të veçanta, për zbatimin e këtij vendimi.

Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

VENDIM PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EVROPIAN, 2014 - 2020
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Integrimit Evropian, Këshilli i Ministrave
 
VENDOSI:
 
1. Miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, 2014 - 2020, (PKIE, 2014 - 2020), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ministria e Integrimit Evropian orienton, bashkërendon dhe monitoron zbatimin e PKIE-së, 2014 - 2020, për çdo kapitull, nga grupet ndërinstitucionale të punës (GNP), të ngritura me urdhrin nr.107,         datë 28.2.2014, të Kryeministrit, “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian”. 
3. Ministria e Integrimit Evropian raporton çdo 3 (tre) muaj në Këshillin e Ministrave për ecurinë e zbatimit të PKIE-së, 2014 - 2020.
4. Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore në varësi të Këshillit të Ministrave raportojnë pranë Ministrisë së Integrimit Evropian, çdo 3 (tre) muaj (java e tretë e muajit të fundit), për realizimin e detyrimeve, që rrjedhin nga PKIE-ja, 2014 - 2020.
5. Ngarkohet Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, të monitorojë përfshirjen, nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, në programin buxhetor afatmesëm, të nevojave financiare për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme, të parashikuara në PKIE, 2014 - 2020.
6. Plani Kombëtar për Integrimin Evropian është përpiluar në të njëjtën linjë me Planin Legjislativ Vjetor të qeverisë si dhe me Strategjinë për Zhvillim dhe Integrim. PKIE-ja është hartuar në gjuhën shqipe dhe anglisht.
7. Vendimi nr.486, datë 25.7.2012, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit, 2012 - 2015, dhe përcaktimin e përgjegjësisë institucionale për përafrimin në legjislacionin shqiptar të çdo akti të legjislacionit të Bashkimit Evropian”, shfuqizohet.
8. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit, për të cilat në PKIE, 2014 - 2020, janë përcaktuar detyra të veçanta, për zbatimin e këtij vendimi.
         Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë