TIRANË- Qeveria ka miratuar një projektligj që parashikon më shumë siguri të qytetarëve në fushën e mjedisit.
 
“Më shumë siguri për qytetarët në fushën e mjedisit”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook, duke i paraprirë vendimeve të Këshillit të Ministrave që do të dalin disa orë më vonë.
 
Projektligji gjithashtu parashikon më shumë përfshirje të qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit.
 
“Miratohet projektligji që përmirëson rregullat dhe procedurat në shërbim të informimit dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje mjedisore, si dhe garanton transparencë të plotë”, shkruan Rama.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)