Qeveria miraton projektin TAP
të gazjellësit transadriatik
Këshilli i Ministrave është mbledhur për të miratuar projektin TAP të gazsjellësit transadriatik. Kryeministri Berisha vlerësoi rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij projekti për Shqipërinë duke e konsideruar si më të rëndësishmin e vendit.
TIRANË – Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për të miratuar projektin TAP të gazsjellësit transadriatik. Kryeministri Berisha vlerësoi rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij projekti për Shqipërinë duke e konsideruar si më të rëndësishmin e vendit.
Më pas, Kryeministri tha se "janë edhe disa vendime të tjera të rëndësishme, por unë do të kërkoja nga ju zotërinj ministra, të shqyrtoni me përparësi absolute heqjen e çdo lloj barriere të pamerituar për bizneset; zgjerimin në maksimum, të lirive dhe të iniciativës së lirë. Të bëni gjithçka për të shfrytëzuar çdo potencial për të nxitur prodhimin, punësimin. Ne kemi vendosur gjatë këtyre javëve premisa fiskale, që e bëjnë Shqipërinë një vend unik dhe natyrisht kanë koston e tyre në buxhet, por ne kemi potenciale të mëdha të jashtëzakonshme për të nxitur prodhimin dhe punësimin".
"Mundësitë më të pashfrytëzuara të punësimit",- vuri në dukje Berisha,-"ekzistojnë në bujqësi, në projektet e bimëve arrore e medicinale. Cili mund të imagjinojë se nga gjethet e ferres, një djalë i ri biznesmen në Delvinë, arrin të fitojë në vit 100 mijë euro?! Absolutisht, kur mijëra e mijëra tonelata shndrrohen në pleh, se bien vetëvetiu – nuk po flas për manat, që bëjnë reçelin dhe rakinë më të mirë – por për ferrën. Po të flas për boronicat, do pyesin mediat: çfarë janë ato? Ndaj fola për ferrat. Janë iniciativa kaq të mëdha dhe kaq të guximshme ndaj ne duhet të pastrojmë çdo ferrë në këmbët e biznesit, në mënyrë që ti kontribuojmë suksesit të tij, rritjes ekonomike".
"Zotërinj ministra",- tha kreu i Qeverisë, -"pres me padurim propozimet tuaja që bazohen jo vetëm në stafet tuaja, por edhe me grupet e interesit, që t’i shndërrojmë ato në akte ligjore".
Lidhur me administrimin e territorit të vendit, Berisha theksoi: "Mund të them se për herë të parë në historinë e pas Luftës II Botërore, bëhet një Kushtetutë vërtet demokratike, një kushtetutë që jep autoritetin në përputhje me planin rregullues, që I trajton qytetarët e bashkive dhe komunave sit ë barabartë para ligjit. Ndaj, e rëndësishme është që të ndryshojë edhe rregullorja e instrumentave të planifikimit. Është e vërtetë që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi vetëm pasi rregulloroja të ketë pësuar ndryshimet veta në përputhje me ligjin dhe ndërkohë kemi dërguar ligjin me procedurë të përshpejtuar në Parlament. Pra, nga 399 ditë që rëndonin mbi supe për të marrë një leje ndërtimi, që ishte modeli më I korruptuar I planetit, ne kalojmë në një standart të shkëlqyer, vetëm 45 ditë".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49.4%
-
Jo
36.8%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1134
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Gripi nuk fal’, Ylli Merja: Ju tregoj si të kuroni gripin dhe virozat pa ilaçe/ Ja trajtimi hap pas hapi
13 Janar, 17:21
-
FOTOT/ Indi, fillon festivali më i madh fetar në botë, hapësira 40 km² mbushet me çadra për miliona besimtarë
13 Janar, 17:15
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14
-
Lëkura e ashpër nga i ftohti, ja si ta parandaloni
13 Janar, 17:05
-
Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari dhe dy miqtë e tij nga Bellizona! Furnizonin klientët VIP
13 Janar, 16:53
-
Athinë/ Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas është në gjendje të qëndrueshme, por i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv
13 Janar, 16:44
-
Vrasja e Bujar Nasufit, gjendet e djegur te Kodrat e Sharrës, motori që u përdor nga autori i ngjarjes
13 Janar, 16:44
-
112 vjetori i Policisë së Shtetit, Veliaj: Puna e tyre e ka kthyer Tiranën në një nga qytetet më të sigurta të Evropës
13 Janar, 16:41
-
Uzuni refuzon sërish stërvitjen, tifozët të ndarë për shqiptarin! Mediat spanjolle: Po bën presion për amerikanët
13 Janar, 16:31
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë! Kurora në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ dhe homazhe për policët e rënë
13 Janar, 16:17
-
Zyrtarët: Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit
13 Janar, 16:13