TIRANE, 18 shkurt /ATSH/. - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 29, të ligjit nr.69, datë 21.6.2012, "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e te merkures:
1. Miratimin e rregullores "Për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar", që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare". /a.ke/







