Qeveria mori borxh
për ndërtim rrugësh

Qeveria mori borxh<br />për ndërtim rrugësh
TIRANE - Qeveria “hapi qesen” për ndërtimin e rrugëve, që kanë mbetur prej kohësh pezull, më 2 prill, kur Bordi i Menaxhimit i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka vendosur se kush segment dhe kush subjekt do të jenë përfituesit e një shume prej 64 milionë eurosh.

Shifra është larg mbylljes së “vrimës së zezë” të borxheve shtetërore ndaj sektorit ndërtimor në fushën e infrastrukturës. Sipas ndërtuesve, janë ndërkohë të paktën 100 milionë euro detyrimet e papaguara ende nga qeveria për punë tashmë të kryera.

Vendimi synon të rigjallërojë një sektor të kapur prej kohësh nga ngërçi. Me mijëra qytetarë që kalojnë rrugëve të Shqipërisë kanë konstatuar vit pas viti degradimin e punimeve të lëna përgjysëm në shumë akse nacionale, të tilla, si zgjerimi i rrugës së kombit nga Fushë Kruja në drejtim të Milotit apo zgjerimit të pjesës së Korridorit 8 që lidh Plepat e Durrësit me Rrogozhinën.

Segmentet e nisura për të mbaruar për pak kohë janë kthyer tashmë në torturë për zotëruesit e automjeteve dhe pasagjerët, si dhe burim dëmtimi të automjeteve. Këto fonde zhbllokohen pikërisht dy muaj para zgjedhjeve dhe, sipas burimeve zyrtare, janë siguruar me borxh, në pritje të hyrjes së parave të shitjes së 4 HEC-eve, që bleu Kurumi.

Fondin më të konsiderueshëm në këtë listë do të përfitojë segmenti nga Ura e Brarit deri në hyrje të tunelit inekzistent të Qafë Murrizit, Loti i parë i Rrugës së Arbërit; segmenti nga dalja e Urës së Vashës drejt Bulqizës, në tre lote, etj. Pagesa të reja do të bëhen edhe për punimet në Plepa-Rrogozhinë apo Fushë Krujë-Milot.

Ndërkohë, një fond i konsiderueshëm është disbursuar në favor të vazhdimit të punimeve në segmentin e bllokuar nga Fakulteti Filologjik i Tiranës drejt Unazës së Madhe, si dhe në adresë të segmentit tjetër nga Komuna e Parisit drejt rrugës së re Elbasan-Tiranë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë