Qeveria: Ndalohen artikujt pa kod
Doganor, edhe të listës së gjelbë

Qeveria: Ndalohen artikujt pa kod <br />Doganor, edhe të listës së gjelbë
TIRANË - Kryeministri Berisha kërkoi sot, në mbledhjen e qeverisë, ndalimin e importit të çdo lloj artikulli që nuk ka kod doganor, edhe në rast se ai përfshihet në listën e gjelbër të lëndëve të para që lejohen të importohen për përpunim.

Pas diskutimit të vendimit “Për autorizimin e “AMA RECLYCLING” për importin e mbetjeve metalike të aluminit dhe bakrit, për qëllime riciklime”, Kryeministri theksoi se janë vërën re se një seri artikujsh kanë qenë pa kod doganor. Për këtë, Kryeministri i kërkoi Ministrit të Financave dhe Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave që të arrihet në një memorandum për të gjitha veprimet që duhet të kryejë dogana, për hyrjen e këtyre mbetjeve. Qeveria, theksoi Kryeministri, do ndalojë çdo lloj importi të atyre artikujve, pavarësisht përfshirjes në listën e gjelbër, që nuk kanë kod doganor.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës