Prej sot, të gjithë shitësit e duhanit duhet të mos ekspozojnë asnjë pako të cigareve nëpër pikat e shitjve dhe as në rrugë. Ligji për duhanin ka hyrë në fuqi sot pas nënshkrimit nga ana e Presidentes, Atifete Jahjaga.

Në një deklaratë nga zyra presidenciale thuhet se ligji u nënshkrua në interesin e shëndetit publik të qytetarëve.
Ligji është miratuar para një jave në Kuvendin e Kosovës, ndërsa menjëherë kanë reaguar kompanitë që merren me shitjen me pakicë dhe shumicë të duhanit.

Në ligj specifikohet se cigaret nuk duhet të ekspozohen në vende të dukshme, as nëpër dyqane.
Ekonomsitët e Kosovës thonë se ndalimi i ekspozimit të produkteve të duhanit në pikat e shitjes do t''iu kushtojë bizneseve afër 2.5 milionë euro humbje.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)