TIRANE – Bashkësitë fetare tradicionale në Shqipëri do të financohen nga buxheti i shtetit i vitit 2013 me mbi 105 milionë lekë, sipas vendimi të marrë dje nga Këshilli i Ministrave.
 
Në bazë të vendimit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 30 492 000 lekë, të ndarë përkatësisht; Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 24 948 000; Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 24 948 000 dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 24 774 000.

Kalimi i fondit do të të bëhet brenda tremujorit të parë të vitit 2013.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)